Ulen rastet, por rritet numri i viktimave! Në 24 orë, 539 qytetarë pozitivë dhe 11 humbje jete! 30 pacientë rëndë në spital! Tirana, qarku më i prekur

Ulen rastet, por rritet numri i viktimave! Në 24 orë, 539 qytetarë pozitivë dhe 11 humbje jete! 30 pacientë rëndë në spital! Tirana, qarku më i prekur

Spitali Infektiv

TIRANË- Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot  539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3345 testimeve, e ndërsa ajo që vihet re është se Tirana është qarku ku janë shënuar jo vetëm numri më i lartë i rasteve të reja, por edhe të viktimave, për t'u ndjekur më pas nga Elbasani.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe shifrat e shtrimeve në spitale flasin për një situatë pandemike jo në kushte të qëndrueshme, ku 30 pacientë nga 222 në total në 2 spitalet COVID në vendin tonë janë në gjendje të rënduar.

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë pandemi, Shqipëria numëron një bilanc të rënduar, 2,640 humbje jete në total dhe 167,893 raste pozitive nga të cilët 11,634 janë aktualisht aktiv me COVID.

Bilanci i COVID
Raste të reja ditore        539
Të shëruar në 24 orë      839
Të shtruar në spitale       222
Humbje jete në 24 orë     11
Testime ditore                 3345 

Testime totale              1,184,815
Raste pozitive               167,893
Raste të shëruara           153,619
Raste Aktive                   11,634
Humbje jete                     2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             5041
Fier                  1139
Durrës             1088
Shkodër          1083
Vlorë               681
Elbasan           603
Lezhë              487
Berat               462
Korçë              329
Kukës              284
Gjirokastër      220
Dibër                217

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)