Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit fut në sitë gjithë punonjësit e policisë

Nga 10 maji, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përfundoi procesin e hetimit për vetëm 16 subjekte të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, nga 42 që janë për t’u hetuar në tre shtylla, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Mesatarisht, një subjekt është hetuar për 13 ditë. Nëse vlerësimi do të vijoj me të njëjtat ritme, atëherë lista prej 26 punonjësish të SHÇBA-së, pritet të përmbyllet brenda vitit 2022, megjithatë, zyrtarisht, nuk ka një afat limit të përcaktuar

16 subjektet që kanë kaluar deri tani në filtrat e vetting-ut në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit janë kryesisht trupa që bëjnë vetting-un në Policinë e Shtetit. Për 12 prej tyre vendimi është verbalizuar, tetë kaluan me sukses, njërit iu ndërprere për shkak të lirimit nga detyra. Kurse për të përjashtuarin nga SHCBA procesi u ndërpre dhe për dy të tjerë u vendos detyrim për ndjekje kursi dhe programe trajnimi.

Në përfundim të  42 subjekteve të SHÇBA-së, nis vetting në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Në vijim pritet shkrirja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe kalimin e stafetës pranë SHÇBA-së. Në fillim të vitit, Parlamenti votoi me shumicë votash ndryshimet në ligjin për vetting-un në polici. Për shkak të ngecjes për muaj me radhë, u pa e udhës që të ndërpritet, për t’u përqendruar vetëm tek subjektet e SHÇBA.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Tensionet në Ukrainë, NATO: Situatën ta zgjidhim me dialog! Nëse forcat ruse nuk largohen nga kufiri, 5000 trupat tanë janë në gatishmëri