Në 6 muajit e parë të viti janë mbledhur rreth 48% e të ardhurave të planifikuara për gjithë vitin 2021. Në total deri në fund të qershorit janë mbledhur mbi 1.9 miliardë euro nga rreth 4 miliardë që duhen mbledhur deri në fund të vitit.
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thotë se rritja ishte e pritshme dhe është e ndikuar nga rritja e konsumit dhe dorëzimi i deklaratës së të ardhurave individuale nga dy-punësimi.
“Shikohet që tek zëri i tatimit mbi të ardhurat personale ka një lëvizshmëri për shkak të deklaratave të dy-punësimit por edhe dividendi ka një rritje të konsiderueshme në raport me vitet e kaluara. TVSH ka kontributin e saj për shkak të rritjes së konsumit dhe kjo rritje konsumi shprehet në një TVSH më të madhe në importe dhe në TVSH e brendshme më e lartë se viti i kaluar”, tha Gjokutaj.
Në këtë periudhë të parë të vitit ka pasur rritje punësimi sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë rritur me 6.4 miliardë lekë të ardhurat nga kontributet, por për ekspertin kjo është një rritje sezonale.
“Kjo rritje është e lidhur më së shumti me pjesën e sektorit turistik apo edhe aktivizimi i disa kategorive që lidhet me pjesën e eksporteve”, tha Gjokutaj.
Sipas raportit në maj numri i të punësuarve u rrit me 13.100 vende të reja ose 2% më shumë se në vitin e kaluar. Kjo rritje është 1.7% më e lartë se mesatarja e vendeve të punës në vitet 2016-2020.
TË ARDHURAT NGA KONTRIBUTET
Janar-Qershor 2020 46,798
Janar-Qershor 2021 53,231
Diferenca 6433
Janar-Qershor 2021 1,917 mld euro
Buxheti i total 4,007 mld euro
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2762
Lajme të tjera
-
Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues
15 Prill, 14:38
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
Garancia shtetërore 4 mld lekë për industrisë përpunuese, mbulon 70% të kredisë, afati i shlyerjes deri në 7 vjet
9 Prill, 16:49
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars, 19:58
-
Janar e Shkurt u mblodhën mbi 1 miliard euro! Ministria e Financave: Edhe shpenzimet u rritën me 110 mln euro
19 Mars, 16:34
-
21 mijë të rinj të papunë, të ftuarit në 'Përballje' ngrenë alarmin: Nuk ka politika dhe strategji për ta
14 Mars, 14:27
-
Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër
12 Mars, 15:47
-
Investimet strategjike/ Ekspertët: S'ka raport monitorimi, s'dihet sa fitime ka sjellë! Shehaj: Ligj për interesa të qeverisë
11 Mars, 13:57
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47