Në 60-vjetorin e lindjes, Meta nderon me 'Mjeshtër i Madh' Genc Tomorin: Ju përshëndes me golin e tij fantastik kundër Gjermanisë së Rumeniges

Në 60-vjetorin e lindjes, Meta nderon me 'Mjeshtër i Madh' Genc Tomorin: Ju përshëndes me golin e tij fantastik kundër Gjermanisë së Rumeniges

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar në ditën e ditëlindjes, me titulin "Mjeshtër i Madh", ish- futbollistin Genc Tomori. I kthyer pas në kohë, në 20 nëntor të vitit 1983, kur Tomori shënoi super golin kundër Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, Meta shkruan se ai ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Për kreun e shtetit, ky vlerësim është në shenjë mirënjohje për kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi.

"Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Meta

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete