Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për Nobel

Në këtë 85-vjetor të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të organizojë veprimtarinë shkencore “Ismail kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”.

Gjithashtu në datë 28 janar do të bëhet publik edhe rikandidimi i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi nga kreu i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.

Disa nga kumtesat që do të mbahen janë: “Kadare në letërsinë europiane botërore” nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha,  dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Ndërsa, do të prezantohet edhe ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2021 03:40

    Kadareja eshte shkrimtar i madh,librat e tij me pelqejne,por eshte shume i sofistikuar.Kur pashe /Darken e gabuar/,ne gjuhen e disa prej personazheve, kishte vene fjale te atilla, qe nuk shkonin me nivelin,apo statusin e tyre.Le te themi, qe ne gojen e tyre do shkonin me mire fjalet e Dritero Agollit,se sa te Kadarese.Per veprimet e tij gjate komunizmit,tranzicionit dhe tani, do jete vetem koha dhe historia, qe do t'i vleresoje.Sa per propopozimet pa fund per te per /NOBELIN/,mendoj qe eshte tepruar e mbikonsumuar.Ne kemi plot shkrimtare te tjere,te te gjithe moshave, qe jane perkthyer,qe kane fituar fame,sukses e cmime nderkombetare.Nuk do ishte keq te promovohen dhe ata.Kadareja eshte i madh e i famshem,por nuk eshte ALFA dhe OMEGA e literatures ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Leo: 25/01/2021 18:26

    Po ik or burr me gjithe kte. Ka shku 10 here nuk ben per ket pune

    Përgjigju
  • nobel: 25/01/2021 18:11

    spiunit ju doni me i dhene se sben gjera qe nuk i meriton?bejini nje pyetje pse e shiti motren te sigurimi i shtetit ne kohen e laverit dhe shikoni si do reagoje pastaj bejeni nobelit....fuck

    Përgjigju
  • Alfrdi: 25/01/2021 17:22

    Po pse jo të Madhin Petro Marko?!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin