Në Itali regjistrohen 17 viktima! Më shumë se 13 milionë raste Covid në botë… Në Brazil 260 mijë infeksione të reja në vetëm një javë

Në Itali regjistrohen 17 viktima! Më shumë se 13 milionë raste Covid në botë… Në Brazil 260 mijë infeksione të reja në vetëm një javë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikua pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rritur në 13 milionë e 240 mijë, kurse totali i vdekjeve të shkaktuara nga Covid është më shumë se 575 500.

Sipas të dhënave, në të gjithë botën numri i të shëruarve është mbi 7 milionë.

SHBA kryesojnë renditjen në grafikun e pandemisë, e ndjekur nga Brazili, India, e cila në vetëm 4 ditë ka regjistruar mbi 100 mijë raste të reja infeksioni, Rusia dhe Peruja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Në Itali regjistrohen 17 viktima dhe 335 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 17 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34.984 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 335 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 195 441.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 114 raste të reja pozitiv për një total prej 243.344

Ora 11:41
Covid-19, në Bullgari regjistrohen 8 viktima dhe 159 raste të reja infeksioni

Në Bullgari pandemia e shkaktuar nga Covid-19 vazhdon të përhapet me ritme të shpejta.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit në vend janë identifikuar pozitiv me Covid 159 raste të reja.

Që prej fillimit të pandemisë totali i infeksioneve në Bullgari është rritur në 7411 raste.

Ora 09:02
Meksika tejkalon 300,000 raste të konfirmuara Covid-19

Meksika ka konfirmuar më shumë se 4600 raste të reja Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në mbi 304.000.

Ministria e Shëndetit ka raportuar gjithashtu për 485 vdekje të reja, duke sjellë numrin e viktimave të koronavirusit në 35 491.

Ora 08:55
Brazil/ 260 mijë raste të reja Covid në vetëm një javë

Në 24 orët e fundit, Brazili ka regjistruar më shumë se 20.000 infeksione të reja Covid dhe 733 vdekje nga pandemia.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara Covid-19 në vend arriti në 1.884.967 të infektuar dhe 72.833 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Në vetëm një javë Brazili ka raportuar më shumë se 260 mijë raste të reja të prekurish nga infeksioni

Brazili konfirmohet si vendi i parë në Amerikën Latine dhe i dyti në botë, pas Shteteve të Bashkuara, për numrin e rasteve dhe viktimave të koronavirusit.

Ora 08:51
Covid, regjistrohen 60 000 raste të reja infeksioni në SHBA

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 59.222 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 3.36 milion.

Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i viktimave që prej fillimit të pandemisë është rritur më shumë se 135 500, nga të cilat 411 u raportuan ditën e fundit.

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infective, Dr. Anthony Fauci tha se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

"Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit.

Ora 08:50
Amerika Latine/ Në Peru regjistrohen 330,000 raste Covid dhe 12.000 vdekje


Peruja ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë Covid më shumë se 330 mijë raste infeksioni dhe mbi 12 mijë viktima

Me këto shifra ajo renditet e dyta, pas Brazilit përsa I përket rasteve të identifikuar pozitiv Covid 

Ministria e Shëndetit peruan raportoi për 3,797 raste të reja dhe 184 vdekje në 24 orët e kaluara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndjxjxdn: 14/07/2020 08:54

    Vemje, na thoni ca behet ne Europe, ku eshte perhapur ne te njejten kohe me ne, apo nuk u intereson per propaganden proqeveritare si zeri i popullit qe jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët