Në cilin shtet të Europës u regjistruan më shumë azilkërkues nga Shqipëria?

Në cilin shtet të Europës u regjistruan më shumë azilkërkues nga Shqipëria?

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë. Këto të dhëna konfirmojnë se Siria ka qenë vendi kryesor i shtetësisë së azilkërkuesve në BE dhjetë vitet e fundit. Në vitin 2023, sirianët paraqitën 183,000 aplikime për herë të parë që përbënin 17% të  numrit total të aplikimeve për herë të parë në një nga vendet e BE-së. Në vend të dytë, renditen Afganistani dhe Turqia.

Edhe aplikimet për herë të parë të regjistruara nga shqiptarët kanë qenë të larta. Përgjatë vitit 2023, u paraqitën gjithsej 6,895 aplikime në një nga vendet e BE-së. Interesi i shtetasve tanë kanë qenë më i lartë në vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Greqia. Konkretisht numri më i lartë i aplikimeve për herë të parë nga shtetasit shqiptarë është regjistruar në Francë me 2,655 aplikime, më pas ndjek Gjermania me 1,580 aplikime dhe Italia me 1,485 aplikime. Nga ana tjetër, aplikimet në Slloveni, Finlandë, dhe Islandë ishin minimalisht 5 dhe maksimalisht 10.

‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të kuptuar trendin e aplikimeve në nivel rajonal. Në krye të listës me numrin më të lartë të aplikimeve për herë të parë drejt vendeve të BE-së paraqitet vendi ynë, ndërsa në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut me 3,725 aplikime, ndjekur nga Serbia me 2,765 aplikime dhe pas saj Kosova me 2,305 aplikime. Ndërkohë, janë pozicionuar të fundit në renditje Bosnje  Hercegovina me 920 aplikime dhe Mali i Zi me 200 aplikime.

Rikujtojmë se në vitin 2022 regjistroheshin rreth 10,650 aplikime pë herë të parë nga Shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 35.2%. Të dhënat tregojnë se Shqiptarët kanë qenë të orientuar po drejt vendeve si Franca, Gjermania Italia dhe Greqia edhe në vitin 2022.

Me 329,000 azilkërkues për herë të parë të regjistruar në vitin 2023, Gjermania vazhdoi të jetë vendi i BE-së me numrin më të madh të aplikantëve, duke përbërë pothuajse një të tretën e të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE./ Scan

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot