Në ditën e Fitër Bajramit, Lame i jep lejen e legalizimit xhamisë së Lushnjës: Akuzat e PD? E para në histori që një institucion paditet se bën punën (VIDEO)

Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t'i  dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka pasur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi.

Në një prononcim për mediat e pranishme Lame foli për çështjen e denoncimeve të PD-së që ky institucion ka përdor lejet e legalizimeve në fushatë zgjedhore.

"Ne e kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve por në atë batërdinë e atyre ditëve që u sulmuam nga këdo thamë më mirë e lëmë për më pas. Dhe ndaj zgjodhëm këtë ditë. Ne po sot i kemi dhënë lejen e legalizimit edhe një objekti kulti tjetër në Kavajë. Deri tani nga ana e PD të paktën mbi 20 raste janë të denoncimeve në prokurori për institucionin e Kadatrës për periudhën e fushatës zgjedhore. Duhet të jetë hera e para në histori që një institucion denoncohet se bën punën e tij", tha ai.

Kujtojmë se në përiudhën e fushatës elektorale një prej 'kuajve të betejës' së Partia Demokratike ishin edhe denoncimet për pretendimet e saj se lejet e legalizimeve po përdoreshin nga institucionet për të blerë vota. 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?