Në dy ditë dhe orare të ndryshme, Superliga dhuron dy derbi për javën e 21

Në dy ditë dhe orare të ndryshme, Superliga dhuron dy derbi për javën e 21

Foto ilustruese, Vllaznia - Tirana

Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 20-të. Tanimë skuadrat janë me mendjen te ndeshjet pasardhëse, të cilat zhvillohen fundjavën që vjen. Të shtunë dhe të diel, elita e futbollit shqiptar do zbresë në fushë, aty ku do luhen edhe dy derbi.

Gjithçka nis të shtunë në 13:00. Në Laç, vendasit luajnë me Egnatian. Në "Kukës Arena", Kukësi pret Kastriotin. Të diel në 13:00 Bylis luan me Partizanin. Në 16:00 Erzeni dhe Teuta luajnë në derbi, teksa Tirana dhe Vllaznia luajnë "klasiken e Shqipërisë". Dueli luhet në "Loro Boriçi", kjo për shkak se dy ndeshjet e para u luajtën në Tiranë, pasi stadiumi në Shkodër iu nënshtrua rinovimit.

Pas 20 javësh në Superligë, Tirana kryeson me 37 pikë, ndjekur nga Vllaznia dhe Partizani me 31. Në fund Bylis, Kukësi dhe Kastrioti.

Superliga, java 21:

E shtunë 13:00

Laçi - Egnatia

Kukësi - Kastrioti

E diel

13:00 Bylis - Partizani

16:00

Erzeni - Teuta

Tirana - Vllaznia (në Shkodër)

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët