Në emër të kujt flet Lulzim Basha?

Në emër të kujt flet Lulzim Basha?

Nuk e kam kuptuar kurrë, se në emër të kujt flet Lulzim Basha ? Në emër të kujt flet ai, kur ka të paktën 6 vjet që flet por nuk vendos, në emër të kujt flet ai, kur ka të paktën 6 vjet, që nuk bën kryetarin e partisë, pasi vendin e “Nderit” e ka patur dhe vazhdon ta ketë vetëm Doktori.

Eshtë ai që reagon, vendos “kushte” për shumicën qeverisëse, është ai që ndikon dhe monitoron gjithë aksionet e ish-opozitës, është ai që jep intervista të gjata në emër të Partisë Demokratike, është ai që kërkon largimin dhe rrëzimin e Ramës, është ai që teston “uraganin popullor”, dhe bën thirrje për “ndezjen e motorrëve”, madje është ai që përcakton edhe kur do të bjerë tërmeti.

Eshtë ai, që kërkon të takohet i pari me ambasadorët e huaj (pastaj Lulzimi) dhe të dërguarit europianë në Tiranë, është ai që përcakton sa ka qenë, dhe sa është “minimumi jetik” i shqiptarëve, sa është “rritur krimi dhe korrupsioni” është ai që përcakton “afatin” e hapjes së negociatave dhe parashikon fatin e shqiptarëve.

“Doktori di gjithçka, Doktori ka informacion, Doktori është themeluesi partisë”, kështu shprehet kryetari de jure i saj. Atëhere, në emër të kujt flet zoti Lulzim Basha, cili është realisht vendi dhe pozicioni i tij në PD ?

Dhe kjo nuk është hamendësi, por realitet. Dihet tanimë se Doktori ka përcaktuar, dhe do të përcaktojë edhe për shumë vite, rradhën emërore të atyre që do të jenë kryetarë partie, anëtarë kryesie, apo dhe deputetët e ardhshëm në atë parti. Atëhere, në emër të kujt flet Lulzim Basha, kur dihet se “tapinë dhe tepsinë” e asaj partie e ka Doktori.

Ajo çfarë i ka mbetur kryetarit de jure të ish-opozitës Lulzim Basha, është të bëjë gjoja “reagim” ndaj “vonesave në strehimin e banorëve”, apo ndaj raporteve , mbi “të dhënave e Indeksit te Demokracisë”, që e klasifikonte vendin tonë si “regjim hybrid dhe një hap larg autoritarizmit”.

Po si nuk i ke lënë gjë Doktorit, o kryetari PD, si nuk i ke hequr asnjë pikë dhe asnjë presje veseve të tij. Pra, sipas zëdhënësit të Doktorit “Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79, sipas raportit “The Economist Intelligence Unit”. Madje Lulzim Basha (gjithmonë pas Doktorit) jep edhe arsyet se përse raporti e “klasifikon” Shqipërinë nga vendi 76 në vendin e 79.

Sipas tij “shkak për gjendjen është mungesa e një qeverie funksionale, parregullsia në zgjedhje, korrupsioni të lartë, sundimi të dobët i ligjit dhe mungesa e drejtësisë së pavarur”.

Në fakt Lulzim Basha ngatërron kohët, sepse jeton akoma me vitet e pushtetit absolut të Doktorit, madje vetja i duket sikur ka fituar zgjedhjet, sikur ka marrë mandatin e kryeministrit, dhe jo sikur ka 6 vjet në opozitë, madje prej 1 viti me asnjë përfaqësues në institucionet ligjore. Gjithmonë 24 orë pas Doktorit, në ekrane del Lulzim Basha, dhe përpunon në detaje, çfarë ka deklaruar dhe “sqaruar” shefi i partisë.

Atë që sulmon Doktori, e bën “copash” edhe Lulzimi, atë që mbron Doktori, e ka “xhan” edhe Lulzimi, në rast se lëshon kushtrimin për të përmbysur me çdo “mjet demokratik qeverinë” Doktori, atë bën edhe Lulzimi, edhe pse brënda tij ndjehet trishtimi.

Në fakt Doktori, kishte kohë që nuk dilte në ekrane, dhe kjo ndodhi fill sapo gjykata mbylli dosjen e CEZ. Ndoshta u ndje i çliruar , madje jo vetëm ai, por më shumë edhe Lulzimi, duke thënë se “më në fund foli drejtësia e pavarur nga Rama”.

Duke ricituar e kundërshtuar vetveten kryetari PD zoti Basha, gjithmonë është një hap mbrapa Doktorit, dhe kjo ka ndodhur në kohë “paqe” apo në kohë “krize”.

Në atë parti, duket se “tërmeti” krijoi dhe thelloi më shumë ndasitë mes fraksioneve, ku Grida kundërshton Gazin, apo Paloka nga Lushnja shpall fitoren dhe “ngjitjen edhe me 10 pikë të PD ndaj PS”, por kurrë nuk flasin për hallet dhe problemet e shqiptarëve. E përballë kësaj situate zhurmuese brënda asaj partie, nuk dihet ende se në emër të kujt flet Lulzim Basha……/tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 27/01/2020 17:32

    Bravo A.Ajazi.Fotoja e Lulit me 4 gishta larte tregon se per ne emer te kujt flet Ai. -Me ato gishta Ai tregon se per vrasjet e 21 janarit shte kjo radhe: 1-Saliu urdheroi Lulin per te hapur zjarr. 2-Luli urdheroi Andrea Prendin(kom.e gardes) per te hapur zjarr. 3-Andrea P..urdheroi togerin Agim Llupon nga Lushja qe te hapte zjarr ng

    Përgjigju
  • O tej: 27/01/2020 00:07

    Berishe-Bashe-Bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri