'Në fund maji nisin Charter-at e parë me turistë', Klosi: Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo shkuma-party

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha në "Pa Protokoll" se në nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë Charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirë, tha ministri Klosi, por që do të nis të funksionojë por pa humbur vigjilencën.

"Në fund të muajit maj ose fillim qershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin. Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën  ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara", tha Klosi.

Klosi tha se nuk duhet pritur festa të mëdha, disko me njerëz apo schuma-party, por çdo restorant e hotel duhet të sigurojë në maksimum distancimin social dhe kushtet higjienike.

"Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë, nuk do të kemi organizim e të madh e festa të madha, disko apo schiuma-party, por struktura që duhet të menaxhohen në mënyrë shumë të organizuar për të ruajtur higjienën dhe distancimin. Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schiuma-party", tha Klosi.

Ministri Klosi tha se mbi 80 % e turistëve janë tokësor dhe na vijnë nga rajoni, ndërsa shtoi se pjesa më e prekur e këtij sektori është ajo e eksportit turistik me mbylljen e linjave ajrore dhe kufijve.

"Mbi 80 % e turistëve vijnë nga toka shumë më tepër vizitor do të vijnë nga rajoni nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja apo Bullgaria . Sektori ka nevojë që të jetë solid pasi nuk funksionon dot vetëm nga një hotel dhe restorant, por janë mbi 200 mijë kontributor direkt ose indirekt në këtë sektor".

Këtë vit tha Klosi do të bëjmë ceremoni hapje të turizmit kur të ulet Charter-i i parë me turistë të huaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 25/04/2020 11:09

    Ishalla vjen ne pushtet Nafija leshelija dhe ky popull duhet te largohet pergjithmone nga shqiperia...

    Përgjigju
  • Tosi: 25/04/2020 07:58

    Po mire mor Klos po si do ja bejne lristat e Nafije Dybekut te leshitlikes qe jane mesuar me shkuma party. Vajzat lriste mbuluar me shkume hipur ne qafen e hanshoreve me tatuazhe te frikshem dge hardallosje deri ne ekstaze , cmenduri, erotizem, nje celuar kinez dhurate nga Nafije dybeku, dhe premtim ne pune shteti, kundrejt votes deri ne 7 breza per leshinelikes.

    Përgjigju
  • klosi: 25/04/2020 07:25

    me presh ne b*the ka fluturuar ky qe kur ka qene ne shkolle .... dhe akoma me presh ne b*the fluturon ....

    Përgjigju
  • Gim: 25/04/2020 07:16

    Bixhozci impotent, burre i keq

    Përgjigju
  • sapa: 25/04/2020 05:15

    Te vijne turiste qe ju te shijoni paret e vjedhura qyl.Plehra.Do ngordhni duke ngrene dhjamin tuaj te vene me korrupsjon se populli eshte mesuar me kriza dhe jeton edhe me buke thate.

    Përgjigju
  • Gonu: 25/04/2020 03:05

    Po c'fare turizmi do fillosh mor idiot,,;ti e ke durresin gjysem te rrenuar,,edhe nje termet i vogel te bie ne durres ne korrik dhe vdesin 50.000 veta,,,ato pallate ne plazh duhen shembur fare,,,dhe te ndertohen hotele me plan urban8stik...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët