Në gjyq për checkup-in, Vokshi: Rama refuzoi për herë të katërt që të bëjë testin e drogës

Në gjyq për checkup-in, Vokshi: Rama refuzoi për herë të katërt që të bëjë testin e drogës

Albana Vokshi

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se kryeministri Edi Rama ka refuzuar katër herë kërkesën për të bërë testin e drogës. Vokshi tha se në përballjen "që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër.  I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in" thekson Vokshi. Pak ditë më parë, në 24 janar Partia Demokratike çoi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen e koncesionit të checkup-it. 

Deklarata e plotë e Albana Vokshit
Prej disa ditësh, Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë. Pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë i tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të  Edi Ramës.

Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër.

I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër. 

Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij.

Opinioni publik nuk ka harruar, kur ai fliste për gjithçka në parlament, por nuk guxonte t’i përgjigjej pyetjes: a ka konsumuar kokainë? Gjithashtu, opinioni publik e mban mend se pika e vetme e rëndësishme me të cilën Edi Rama nuk ka ra dakord gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit, ishte testi i drogës nga politikanët.

Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.

Bashkë me përgjigjen, nëse ai është apo jo konsumues i kokainës, shqiptarët kanë të drejtë të njihen nga gjykata edhe me kontratën koncesionare të checkup-it prej 120 milionë euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze, si sekret tregtar.

Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion.

Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 28/01/2020 07:44

    T gjith hajduta jan kta po pse nuk e ben testin rama se do dali tap me kokain

    Përgjigju
  • Miu hsleve: 27/01/2020 22:11

    U komentua u komentua u komrntua o mi halesh.

    Përgjigju
  • BURRI I SHËMTUAR: 27/01/2020 22:11

    Kjo thithlopa kryehajdutja e partis fashiste vetëm pëllet nat e dit për ktë pun paguhet. O pik e zez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik