Në gjyq se dyshohet se abuzoi seksualisht një vajzë, pallati mbretëror i heq titujt ushtarakë Princit Andrew: Të fitojë betejën si një qytetar i thjeshtë

Në gjyq se dyshohet se abuzoi seksualisht një vajzë, pallati mbretëror i heq titujt ushtarakë Princit Andrew: Të fitojë betejën si një qytetar i thjeshtë

Princi britanik, Andrew ka humbur titujt ushtarakë dhe patronazhet dhe ato i janë kthyer Mbretëreshës Elizabeta II. Njoftimi zyrtar është bërë me dije nga zyra e shtypit të Pallati Buckingham. Princi Andrew, 61 vjeç nuk do të marrë më përsipër asnjë detyrë publike.

"Me miratimin e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Nju Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat”, u tha në deklaratën zyrtare.

Ky vendim është marrë pasi avokatët e tij nuk kanë arritur që të bindin një gjykatës amerikan për të hedhur poshtë një padi civile kundër Princit, në të cilën ai akuzohet për abuzime seksuale. Ai akuzohet se ka abuzuar një vajzë kur ka qenë në moshën 17-vjeçare, diçka që ai e mohon vazhdimisht. Avokatët kanë bërë me dije se beteja ligjore do të vazhdojë.

Referuar burimeve brenda Pallatit, BBC shkruan se Princit as nuk do të mund t’i drejtohen si “Madhëria juaj”. Rolet e tij do t’u shpërndahen anëtarëve tjerë të familjes mbretërore.

Të enjten, përmes një letre të nënshkruar nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, RAF dhe Ushtrisë u kërkuan Mbretëreshës t'i hiqej Princit Andrew tetë titujt e tij ushtarakë britanikë.

Lt Stuart Hunt, i cili shërbeu në Regjimentin e Parë të Tankeve Mbretërore dhe nënshkroi letrën sugjeroi se çështja duhej të ishte zgjidhur më shpejt.

"Ai nuk është i përshtatshëm për të shërbyer në një gradë nderi. Ai e ka hequr atë të drejtë duke u futur në një situatë të tillë”, tha ai për mediat.

Duka kishte një karrierë 22-vjeçare në Marinën Mbretërore dhe shërbeu si pilot helikopteri gjatë Luftës së Falklands.

Pallati Mbretëror njoftoi se ai ka humbur 8 titujt e tij ushtarakë, duke përfshirë kolonelin e Gardës Grenadier, një nga regjimentet më të lartë të këmbësorisë në ushtrinë britanike.

Duka do të humbasë gjithashtu disa role nderi jashtë shtetit, duke përfshirë kolonelin e përgjithshëm të The Royal Highland Fusiliers Of Canada, kryekolonelin e Regjimentit Logjistik të Ushtrisë Mbretërore të Zelandës së Re, kryekolonelin e Princeshës Louise Fusiliers të Kanadasë dhe kryekoloneli i Queen's York Rangers (regjimenti i parë amerikan). Sidoqoftë, ai do të ruajë gradën e shërbimit të Zëvendës Admiralit, ka konfirmuar Pallati.

Si një ish-anëtar i forcave të armatosura, ai u promovua në përputhje me bashkëmoshatarët e tij ende në shërbim dhe u bë zëvendës-admiral nga Marina në ditëlindjen e tij të 55-të në 2015.

Duka do të promovohej në Admiral në ditëlindjen e tij të 60-të në 2020, por kërkoi ta shtynte këtë pasi u tërhoq nga detyrat publike në 2019. Në atë kohë, Pallati tha se emërimet e tij të tjera ushtarake ishin pezulluar./Shqiptarja.com

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale