Në hetim për protestën! Stresi thirrje policisë: Unë po e heq, hiqni edhe ju kapelen (VIDEO)

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është proceduar penalisht së bashku me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun, Robert Budinën dhe Neritan Liçajn për organizim proteste të paligjshme. Ai i është përgjigjur policisë me një mesazh ku shprehet se “I bëj thirrje të gjithë policisë së shtetit ne jemi qytetarë të thjeshtë dhe dalim në protestë për të drejtat tona, unë po e heq kapelen, hiqeni edhe ju bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar edhe ne jemi në rregull me ju” thotë Stresi.


Lajmi kryesor:

Pas gjobave, Basha, Kryemadhi dhe artisët procedohen për protestën e djeshme për Teatrin, Robert Budina: Do flas në një moment tjetër


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë