Zvarritnin qytetarët nga Kosova dhe u vononin pasaportën, nën hetim efektivë e zyrtarë të policisë në Tiranë! Kërkohet burg për 2 prej tyre, 4 pezullim detyre

Korrupsion me dhënien e pasaportave shqiptare. Prokuroria e Tiranës po heton disa zyrtarë të policisë e persona të përfshirë në këtë skemë. Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, natyralizim. Report Tv mëson se personat zvarriteshin për të marrë pasaportat dhe u kërkohej nga 50 deri në 200 euro ryshfet.

Prokuroria ka kërkuar 'Arrest me burg' për 2 funksionarë të policisë dhe për 4 efektivë është kërkuar pezullimi nga detyra, ndërsa hetimi vazhdon për dokumentin e plotë të gjithë skemës korruptive.

Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj është dokumentuar me prova pamje filmike e përgjime se si merreshin paratë. Mes të dyshuarve edhe zyrtarë në drejtorinë e policisë në Tiranë

1658048036_page.jpg.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjana: 14/05/2022 11:10

    Kosovaret nuk duhet te marrin passporten ketu,,,ata nuk jane shtetas te shqiperise......

    Përgjigju
  • Unë: 13/05/2022 15:05

    Të njëjtën praktikë dhe në Drejtorinë e Policisë në Vlorë. Paguan 50€ dhe e merr shpejt pasaportën. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid