Në hetim se i bllokoi rrugën Ramës/ Shehu: S'marrim leje për protestat, jemi vetë pronarë të Kukësit

Në hetim se i bllokoi rrugën Ramës/ Shehu: S'marrim leje për protestat, jemi vetë pronarë të Kukësit

Kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe 12 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë në lidhje me protestat e ditës së premte në qytetin e Kukësit, kur PD organizoi simpatizantët e saj për t'i bërë "pritë" kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në qytetin verilindor. Pas procedimit, kryetari i bashkisë ka reaguar për Report Tv duke theksuar se 'bashkia është pronare e territorit të Kukësit dhe nuk merr leje të ecë në këmbë dhe të protestojë. Ai që duhet proceduar është Kryeministri që vjedh dhuratat dhe ndërton pa leje. Transparencë zero për aeroportin e Kukësit. Është kënaqësi të bëhemi një milion të proceduar' tha ai.

Ndërkohë që përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai shton se Edi Rama të vret dhe pastaj të kërkon falje. "Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.

Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra? Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas. Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje" deklaron ai.

Personat që janë vënë në hetim në gjendje të lirë, janë të moshave 28 - 60 vjeç, nga Kukësi dhe Hasi. Partia Demokratike organizoi një protestë të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, duke bllokuar rrugën tek Ura e Drinit të Zi. Qëllimi i tyre ishte t'i zinin rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili ishte të premten në Kukës në kuadër të turit "Bashkia që Duam" ku zyrtarizoi edhe kandidaturën e Safet Gjicit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Veprat penale që rëndojnë ndaj personave në hetim “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 08/04/2019 13:48

    Po ku njeh leje shtet e ligj ti kokrra e malokut

    Përgjigju
  • rezi: 08/04/2019 00:02

    Që kur e bëre Kukësin pronën tënde ti i zbritur nga mali? Ti nuk je Kuksian se po të ishe, të paktën do kishe bërë detyrën si kryetar i bashkisë...për sa kohë je kryetar përfaqëson të gjithë, jo partinë o brryl. Mua më vjen turp të shoh ty si kryetar të qytetit ku kam lindur e rritur, ti nuk e meriton të jesh në atë karrike pushteti e të paguhesh se shkel ligjin. Përkundrazi, dënohesh se shkel ligjin. PIKË. Kjo është A-ja e demokracisë...zbatimi i ligjit.

    Përgjigju
  • ----------: 07/04/2019 19:59

    Fajin e ka rama qe u ben aeroport atje. Rama duhet ta kishte anullu menjehere live qe ate dite

    Përgjigju
  • Ilo: 07/04/2019 15:07

    Ketij budallait i eshte mbushur mendja se eshte "kapedani i mirdites" qe i thoshte Mbretit Zog qe ligjin e bej une dhe jo ti derisa hordhite e xhandareve e rrethuan brenda kulles duke e detyruar qe te respektonte ligjet e mbreterise,nuk eshte pare e degjuar jo ne Europe por as ne fqinjet tane qe Kryebashkiaku ti vere prite

    Përgjigju
  • sifi: 07/04/2019 14:25

    Kryetar mund te jesh por kyrrsesi pronar i Kukesit .Liria e levizjes se cdo qytetari dhe sidomos kryeministeit te vendit , ne rast se nuk lejohet eshte krim penal dhe denohet me ligj , sikurse dhe protestat pa dhune jane shprehje e demokracise dhe lejohet po me kushtetut .Rama iku ne Kukes me helikopter jo se ka frike, por nuk kerkon perplasje me njerez si ty .Mijra kuksiane qe ecpriten tregon se cfar keyetari je ti qe dole 80 militant te PD

    Përgjigju
  • tori: 07/04/2019 14:00

    o gomar o gomar.Shteti ka rregulla mor cub. Do pergjigjesh deri me nje.Boll kan bere leshime per kuksianet.Ligj eshte ligj

    Përgjigju
  • Enver Hoxha: 07/04/2019 10:20

    Kapeni futeni brenda kete qe na e hiqka veten si cub.

    Përgjigju
    • sali krimineli: 07/04/2019 13:41

      cthua more enver??po jemi ne demokraci ne dhe une propozoj qe ky kafsha me syze ta shpalli kuksin shtet me vete.pse jo??/ne demokraci ligjin e ben ai qe eshte me shume kafshe ..tani dhe po nuk pati mbeshtetjen e popullit nuk ka gje se ka nja 50 kafshe te tjera qe paguan qe tja mbeshtesin sa here te doje te bllokoj ligjet dhe rruget,ata qe ishin ne miting ishin te ardhur nga rrethet dhe erdhen te gjithe me helikopter ,kurse ne kafshet vendase ishim nja 50 te forte qe bejm ligjin qe duam ne jo ligjet e shtetit,,,nuk pyesim neve asnje se cfare do bejm,,ne pyll kafsha eshte e lire te bej me te fortin

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë

Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë