Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i jep fund beqarisë në arrati
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina
Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është në kërkim nga policia shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë gjatë kohës që ishte në arrati.
Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.
Sipas mediave kosovare Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur të mos e ndajë me publikun.
Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të saj, në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i vë në pah format trupore. Mirëpo gjithë ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket më i fryrë se zakonisht. Menjëherë ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.
Fjolla Morina dhe partneri i saj
Morina u shpall në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.
Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2532
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari i dënuar për dhunë në familje i jep fund jetës në qeli
12 Shkurt, 19:17
-
Itali/ Përleshje në burgun e Ternit, i burgosuri dhunon shokun e qelisë, gardianët tenton ti djegë me vaj të nxehtë
17 Janar, 15:24
-
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re martohet me partnerin e saj pas 10 vitesh lidhje
13 Janar, 20:47
-
Tenton të fusë kokainë në burgun e Vlorës, e kishte fshehur mes patateve
3 Janar, 10:06
-
Gjirokastër/ 88 çifte u martuan, 147 u ndanë gjatë këtij viti
25 Dhjetor 2023, 12:37
-
Tani e konfirmon edhe shkenca, martesa mund të të rrisë presionin e gjakut
15 Dhjetor 2023, 10:27
-
Skandal seksual në burgun më të madh të Belgjikës, të përfshirë edhe zyrtarë
15 Nëntor 2023, 10:08
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Avdulaj u dorëhoq dy ditë më parë, Edmond Leka merr drejtimin e paraburgimit në Vlorë
29 Tetor 2023, 12:42
-
Përleshjet mes policëve dhe të burgosurve në burgun e Shkupit, familjarët e të dënuarve: Kemi informacione se i kanë rrahur keq
29 Tetor 2023, 08:09
-
I burgosur për kultivim droge, vdes 31-vjeçari te ‘313’-ta! Drejtoria e Burgjeve: Pësoi arrest kardiak, mjekohej për tensionin e lartë
28 Tetor 2023, 19:06
-
Kryengritje në burgun e Shkupit, plagosen gjatë përleshjeve dhjetë policë dhe disa të burgosur! Sekuestrohen 82 thika, 63 celularë dhe drogë
28 Tetor 2023, 16:47