Breshëria ndaj policisë gjatë ndjekjes çoi në zbulimin e vrasësve me pagesë! Morën 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë! Shkatërrohet grupi, 5 në pranga, 2 në hetim, 1 në kërkim (EMRAT)

TIRANË- Sulmi me armë kundrejt policisë në 14 janar 2022 në Qafë-Kashar ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë. 5 persona janë vënë në pranga, 2 të tjerë në hetim, e ndërsa 1 është shpallur në kërkim. 

Report Tv bën me dije se Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, 2 personat e arrestuar janë paguar 20 mijë euro nga Robert Laci, edhe ky i arrestuar, për të vrarë punonjësin e hidrovorit të Lezhës, Alfred Gjoka. Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. Motivet e kësaj ngjarjeje, ndonëse kanë kaluar më shumë se 5 muaj, nuk dihen ende.

Ky atentat i dështuar, u zbulua pas hetimeve të kryera lidhur me sulmin ndaj policisë gjatë ndjekjes. Protagonist ishte sërish Ibrahim Difaj, i cili ishte së bashku në makinë me Shpetim Kraja (në kërkim) dhe gruaja me inicialet E. V.. Nga sa mësohet, këtij grupi në Qafë Kashar, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë makinë, por shoferi nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, makina është përplasur me një bordurë dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, të cilët më pas duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

Nga hetimet e bëra, ka rezuluar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volkswagen Touran në Kurbin. Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur Volkswagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

Të arrestuar
Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin (vrasës me pagesë)
Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike  (vrasës me pagesë)
Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë (Porositësi i vrasjes, pagoi 20 mijë euro)
Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje
Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Në hetim
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banues në Kurbin.

Në kërkim
Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. (Qëlloi me Ibrahim Difajn policinë në Qafë Kashar)

Veprat penale për të cilat akuzohen
-Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Vjedhja";
-Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve";
-E. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”; 
-M. M. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". 
-Ibrahim  Difaj, Ilirian  Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale "Vrasja me paramendim" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje", si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja" e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Me kallashnikov në dorë, dalin pamjet nga arrestimi i vrasësve me pagesë

 

Me kallashnikov në dorë, dalin pamjet nga arrestimi i vrasësve me pagesë.

 

Ora 12:27
Kush është porositësi dhe 2 vrasësit me pagesë që tentuan eliminimin e punonjësit të hidrovorit në Lezhë! Morën 20 mijë euro (EMRAT)

 

Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka.

Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 27/01/2022 16:29

    Keta vrasesit me pagese dhe porositesit duhet te denohen me burgim te perjetshem mbasi ky eshte profesjoni tyre dhe nuk heqin dore nga kjo pune.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/01/2022 13:15

    Esht grup shum I rrezikshem, lutem mos te dalin me nga burgu pa ber disa vite . Akuzat i keni provat po , kalbini ne burg keto kriminele qe vrasin per 20 mij euro . Kapeni sa ma par dhe shpetimin se esht kriminel i lindur

    Përgjigju
    • Libero: 27/01/2022 17:01

      Eshte veshtire te gjesh prova. Ketu thuhet vrases me pagese, ppr nuk besoj se keta lene gjurme kur bejne krime. Nuk kane qene te kerkuar, thjesht rastesia.

  • Loku: 27/01/2022 13:00

    Drejtor Policie analfabet Thuhet i denuar ne Itali dhe jo ne shtetin italian.

    Përgjigju
    • Arben: 27/01/2022 17:12

      O Loku drejtori po flet me terma zyrtare jo ne kafe

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY