Në kërkim të njerëzve të humbur/ Skuadra e Romës publikon foton e Bleona Matës

Roma ka ndërrmarë një nismë shumë të veçantë për fëmijët e humbur. Bashkangjitur postimit të zyrtarizimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Zapakosta janë publikuar edhe fëmijët në të gjithë botën që rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe Bleona Matën.

Fotoja është ajo që publikoi disa muaj më parë emisioni "Pa gjurmë" në Report Tv, ku është realizuar identikiti se si ajo duket në moshën 16-vjeçare. "Këtë verë Roma mbështet nismën për të gjetur fëmijët e humbur në të gjithë botën", shkruhet në postimin e klubit italian për zyrtarizimin e Zapakostës. Bashkangjitur fotos ata kanë publikuar edhe numrin e celularit të zyrës në Romë, ku mund të kontaktojë çdo qytetarë që ka informacion.

Postimi i faqes zyrtare të Romës

Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizuan pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj, për degën në Shqipëri, në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV shfaqi për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Në profilin Twitter të ekipit kryeqytetas në Itali përveç çeshtjes së Bleona Matës u shfaqën dhe dy foto e dy shqiptarëve të humbur në shtetin anglez.

Postimi twitter i AS Roma\ Në foto dy shqiptarët e humbur në Mbretërin e Bashkuar

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes

VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes