'Në këto kushte nuk mund të sjell në jetë një fëmijë', familja korçare apel për ndihmë: S'kemi lekë të blejmë as ilaçet

Familja Kollçinaku në Sheqeras të Korçës, me 4 pjesëtarë jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Shtëpia e tyre është djegur nga një pakujdesi dhe prej asaj kohe janë vendosur në ketë godinë prej secilës druhen se do të dalin shumë shpejt, pasi nuk është e tyre.  E si të mos mjaftonte, prej 6 vitesh jetojnë në terr të plotë, pa energji elektrike, pa ujë dhe të zhytur në varfëri. Spartaku, 31 vjeçar,  djali i shtëpisë na tregon se barra e familjes rëndon mbi të.

Me nënën dhe vëllanë e sëmurë, të paaftë fizikisht dhe mendërisht, ai rrëfen vështirësitë, përpjekjet për mbijetesë dhe pamundësisë për t’ia dalë mbanë.

"Të ardhurat e mia janë vetëm kempi i vëllait. 105 mijë që merr ky nuk dalin për asgjë. Nuk dalin për veten e tij njëherë.  Pa drita, pa ujë prej 6 vitesh. Vërtitemi me të keq. Mbledhim lule e nxjerrim 4-5 mijë lek të vjetra në ditë.  As ilaçet e këtyre nuk i marr dot. Prej tre muajsh i kam lënë pa ilaçe.  Unë kërkoj të më shpëtojnë nga kjo gjendje. Të kaloj nga stresi nga këto kushte", u shpreh ai.

Bashkëshortja e tij, 28 vjeçe tregon se nuk mundet me të jetojë në këto kushte. Jeta e vështirë dhe kushtet ekstreme aspak të përshtatshme i kanë privuar dhe ndjenjën e bukur të mëmësisë. Jeta për të është bërë thuajse e pamundur.

"Pa drita, pa ujë, pa asgjë. Kishim edhe një dhomë, por ai që ka shtëpinë na e mbylli dhe na la vetëm një dhomë të vogël.  Sa vjen çdo gjë po shkatërrohet. Me zor të madh po jetojmë këtu. Nuk di çfarë të bëj më përpara e për kë të kujdesëm më përpara.  Dua sistemimin e kunatit dhe vjehrrës që ajo jetë që ju ka ngelur të shohin dy ditë të bardha. Mos të rrinë këtu. Janë të sëmurë dhe nuk  i kuptojnë gjërat. Do të jenë më mirë atje. Do më lehtësonte edhe mua që edhe unë do të krijoj një familje, të kem një fëmijë në krahë që të më thirre nënë. Nuk mundem të krijoj familje këtu, nuk mund të bëhem dot nënë", u shpreh 

Mes skamjes dhe pamundësisë, çifti kërkon strehimin e nënës dhe vëllait në një qendër sociale, çka do iu krijonte më tepër mundësi për të filluar një jetë normale nga e para.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 23/08/2019 12:03

    Ore po ku eshte perkrahja sociale dhe ndihma ekonomike ? Dikush duhet te levizi nga shteti apo hajde se ska gje se keshtu eshte 10% e vendit. Turp

    Përgjigju
  • God: 23/08/2019 03:00

    Me keqardhje po te them te jesh je ate moshe dhe me nie grua te re qe jetoni me pensionin apo kempin e nie te semuri eshte turp Nuk e di pse di duarkryq dhe shikon nga qielli nuk bie gje nga lart Dili zot veres dhe familjes mos prit nga askush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë