‘Në Librari’ vjen me tri tituj të rinj! Nga kryevepra 'Vitet' e nobelistes Ernaux, tek studimi për fenë në diktaturë dhe botimi unik për tipografinë shqiptare

Titulli: “Vitet”
Autore: Annie Ernaux
Shtëpia Botuese: “Dudaj”
Çmimi: 1400 lekë

Të gjithë kohën dhe ngjarjet që ka jetuar, nga 1940 me lindjen e saj, nobelistja franceze e Letërsisë Annie Ernaux i përmbledh në librin “Vitet”. I konsideruar si një nga kryeveprat e saj, botimi vjen në shqip nga përkthyesja Klarita Lagji. Kujtime personale, përshkrime fotografish,  që gërshetohen me një sfond historik e rrëfim të ftohtë,  i sjellin “Vitet” si një kronikë të botës, prej post Luftës së Dytë Botërore, duke reflektuar pa justifikuar çka ngjarë edhe gërryerjet e katastrofat historike. “Vitet” është konsideruar nga kritika si një nga librat më esencialë të letërsisë bashkëkohore.

Titulli: “Shteti dhe komunitetet fetare 1948-1950”
Autorë: B.Meta & A.Krasniqi & H.Bello
Botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike

Botimi “Shteti dhe komunitetet fetare 1948-1950” sjell për herë të parë përmes dokumenteve arkivore se si nisi saga e besimeve fetareve që e bëri Shqipërinë gjatë viteve 1967-1989 të vetmin vend Evropian, që ndaloi me Kushtetutë besimin. Libri jep hap pas hapi përgjatë dy viteve, si u mbikëqyrën komunitetet fetare, përmes strukturës së posaçme Komiteti për Çështjet Klerikale pranë Këshillit të Ministrave.

Titulli: “Tipografia shqiptare 1555-1912”
Autor:  Yll Rugova
Shtëpia Botuese: “Varg” 
Çmimi: 5 euro

Tipografisti Yll Rugova bën një studim disa vjeçar mbi historikun e shkronjave, shtypshkronjave dhe alfabeteve të gjuhës shqipe. E përmbledh hulumtimin e tij me zanafillë Mesharin e Buzukut deri në shpalljen e Pavarësisë, në librin “Tipografia shqiptare 1555-1912”. I ndarë në tri pjesë libri jep një panoramë të veprave e autorëve të parë, procesit të lindjes së alfabeteve shqip dhe shtypshkronjat e para. Në libër shpjegohet procesi i gdhendjes së germave shqip, që përfshin emra si Pjetër Budi në Itali deri tek Sami Frashri në Stamboll.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia