Mediu dhe Idrizi i kërkojnë PD më shumë se 1 mandat në zonë të sigurt, Basha për Report TV: 25 prilli dita e ndryshimit të madh

Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Por mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.

Report Tv ka mësuar se çamët kërkojnë nga kryedemokrati Basha vend të sigurt edhe në Fier e Vlorë, por grupi negociator i ngritur në selinë për marrëveshjen me aleatët, duhet të llogarisë edhe pretendimet e Vangjel Dules të PBDNJ, i cili sipas të njëjtave burime, ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.  Ky i fundit pretendon Vlorën, por nuk i thotë jo, as vendit të sigurt në Korçë. Përfaqësim, ndonëse në lista jo të sigurta kërkon edhe në Gjirokastër.

Me qartësimin e pozicionit të krerëve të partive aleate në lista, Opozita e Bashkuar deklaron kështu zyrtarisht emrat e parë të kandidatëve të saj për deputetë. Vetë Lulzim Basha nuk ka përcaktuar se ku do të kandidojë, madje as nëse do shfrytëzojë hapësirën që i jep kodi i ri elektoral për të garuar në 4 zona zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha për Report TV: E qartë si drita e diellit 25 prilli dita e ndryshimit të madh

Interesimit të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku se kur do të dalë opozita e bashkuar me një vendim final për listat, kreu i PD-së Lulzim Basha  tha se përtej kalkulimeve dhe renditjes së të gjithë kandidatëve, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.

“Kur të shpallen listat e  deputetëve gjithçka do të jetë e qartë. Përtej kalkulimeve një gjë është e qartë si drita e diellit 25 prillit do të jetë dita e ndryshimit të madh”, tha Basha

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/01/2021 02:16

    Nje gje mund te thuhet, me kenaqesi po shoh qe reforma ne sistemin e votimit,po i jep efektet e para.Duket qe partite e te gjitha aneve,kane gjetur nje ze te ri,me te forte,po kerkojne te respektohen me shume.Kreret e partive kryesore,nuk jane me zeri i vetem qe duhet degjuar.

    Përgjigju
  • Leli: 16/01/2021 15:56

    Po si mo luli akoma do votojme per nard ndoken,dash shehin,vangjel antishqiptarin,fatmir mediun ...po keta skane fare elektorat. Une skuptoj si e verteton kqz qe keta kane parti me elektorart akoma. Kurre me!! Vendosi ne lista ti vendosi. Se qafen e pates do maresh bashk me ata

    Përgjigju
  • Vangjushi Xhinës e i Fanije Bletës: 16/01/2021 15:03

    Ore ky krimineli hajdut që nuk është mir nga trut ktë e di dhe një fmi. Po si mund të ndryshohet Shqipria nga ty mor shal ngjit duke ja shitur Detin jevgjitve grek që po mos të ishte Gjermania kta jevgjitët grek do hanin njeri tjetrin se falimentuan si shtet. Po si do e bësh ndryshimin ti duke vjedhur prap e duke vrar ? ? ? Po kush është ai Shqiptar normal që të jep vot ty dhe partis antishqiptare pd wc ? ? ? Vota ju merni vetëm nga analfabetët malok kok pa lar që jan minoranca o lyli IDJOT 7×7=42

    Përgjigju
  • Bureto: 16/01/2021 13:23

    Çudirat e politikaneve shqiptare s'kane te sosur. Perfaqesuesi i minoritareve greke ne koalicion parazgjedhor me drejtuesin e partise qe perfaqeson çamet e masakruar prej grekeve?! Dhe qe sot, pa folur per pronat, nuk i qas as te shkojne tek varri i gjysherve? Duke gjykuar se as njeri dhe sa tjetri nuk perfaqesojne komunitetet per te cilet pergjerohen, atehere rezulton qe kane vetem hallin e tyre te behen deputete dhe te mbeten ne politike. Deri ketu dakord, le te presim 25 prillin. Por ajo qe te habit me teper ne kete ambicje, eshte pozicionimi i tyre, i pari ne Vlore dhe i dyti ne Korçe!!! Nese kjo eshte e vertete atehere partia qe konsideron veten 'e djathte' pra edhe 'nacionaliste konservatore', pranon pretendimin grek se gjithe Bregu eshte toke greke, ose siç e emertojne ata "Vorio Epir"? E pranon kete PD? Ne fakt dikur e ka pranuar Berisha kur bente koalicion me antishqiptarin Bollano ne Himare, por jo më. Nese eshte fjala per nje minoritet mikroskopik si ai i Nartes, dakord, por me ato grusht votash Dule nuk behet kurre deputet. Atehere qe te behet, do te orientohet elektorati i PD ne qarkun e Vlores qe te votoje Dulen? A nuk perben kjo nje "tradheti" kombetare prej saj, si psh ajo e 'shitjes' se Detit? Vijme tek kandidimi i çamit Idrizi në Korçe. Kjo eshte edhe me per te shkulur floket! Po a ka ndonje çam ne qarkun e Korçes more? Ç'mendim ka Shpetim Idrizi per kete kandidim te tij në Korçë, gjithmone nese e ka pranuar propozimin e Bashes? E pra keto në frontin e se ashtuquajtures Opozite e Bashkuar, që do te rrezojne Edi Ramen,jane më së paku çudira, se jane edhe me shume, si psh, jane sjellje të nje 'kurverimi politik'.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS