Në mes të trazirave në veri, Kosova i ka drejtuar një shkresë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Në mes të trazirave në veri, Kosova i ka drejtuar një shkresë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Në kujtim të personave të pagjetur në Prishtinë (Foto arkiv)

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka njoftuar, më 2 qershor, se i ka dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Në llogarine tij në Facebook, Hoti ka publikuar letrën, të cilën i ka dërguar presidentit Vuçiç, më 1 qershor, duke thënë se kjo “është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës”.

Hoti ka theksuar se letra e dërguar Vuçiçit është në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar më 2 maj, në Bruksel, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksadar Vuçiç.

“Në përputhje me përkushtimet e Serbisë nën këtë deklaratë, unë po ua dërgoj kërkesën e parë zyrtare për qasje në informacionet relevante. Po shkruaj për të kërkuar qasje të plotë në materialet arkivore, përfshirë, por jo [qasje] të limituar, në dokumentet e klasifikuara, të dala nga Komanda e Shpërbërë e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë”, thuhet në letrën që Hoti thekson se ia ka dërguar presidentit serb, Vuçiç.

Hoti në postimin e tij ka theksuar se kjo brigadë, “përveç tjerash, ka kryer krime në regjion të Drenicës” dhe se “nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”.

Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, parasheh angazhimet për palët, të cilat mund të qojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, pas miratimit të Deklaratën për të Zhdukurit nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë, theksuan e presin që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”./REL

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës

Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës