Në muajin e 9-të, gruaja shtatzënë me urdhër mbrojtje e strehuar në palestër në Lezhë: Ku ta çoj bebin? Më gjeni një shtëpi

40 vjeçarja nga Lezha, Erestina Medja në muajin e 9 të shtatzënisë është strehuar në palestrën e shkollës së mesme "Hydajet Lezha" së bashku me 3 vajzat e saj. Banesa e 40 vjeçares u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.  Erestina Medja disponon dhe urdhër mbrojtje pasi dhunohej nga bashkëshorti. Medja thotë se po sakrifikon shumë bashkë me vajzat pasi kushtet në palestër nuk janë normale për gjendjen e saj dhe se nuk e di si do të veprojë kur të lindë.

‘’Kërkoj strehim, jemi romë dhe nuk na japin ne, të na gjejë kryetari një banesë, kam dal me bark te goja për një strehim bashkë me fëmijët e mi. Ku të shkoj? Kërkoj vetëm strehim për fëmijët. Jam për të lindur ku mund ta çoj bebin e vogël. Unë jam e ndarë, jam pa burrë, jam e dhunuar”, tha 40 vjeçarja Erestina Medja. Në këtë palestër janë vendosur prej 2 javesh 13 familje rome dhe egjiptiane. Vendstrehimi për ta është kthyer në një mision të vështirë, pasi askush nuk ju jep banesa me qira për shkak të ngjyrës.

Është ftohtë, kërkojmë strehim sa më shpejt, ambienti është i  ftohtë. Na shohin se jemi me ngjyrë dhe nuk ja jep kush neve shtëpi”, thanë banorët. Në lidhje me këtë problematike Bashkia Lezhë bën me dije se po kërkon banesa me qira për këto familje, për t’i larguar sa më parë nga palestra ku janë vendosur përkohësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 14/12/2019 09:06

    Aj kodoshi qe asht duke nxe duart ne reflektor eshte burri i kesaj qe thot kam urdher mbrojtje . Kjo paradite e denoncon burrin per dhune e pasdite merr fmijt e shkon ne dere te komisariatit duke qajt e duke thirr ma lshoni burrin pse ma keni arrestu ahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh