Në muajt janar-shkurt 46,913 persona u infektuan me COVID! Rritet numri i viktimave, në 2 muaj 575humbje jete

Edhe pse me masa kufizuese dhe në çdo dalje publike përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore kanë bërë thirrje për të respektuar rregullat e distancimit dhe të higjienës vetjake, ka qenë e pamundur ulja e numrit të infektimeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të përpunuara nga Report TV vetëm në 2 muajit e fundit të vitit janë regjistruar 46,913 raste të prekur me COVID-19.

Në vend në total janë 105,229 qytetarë që janë konstatuar të infektuar nga virusi që nga marsi i vitit të kaluar, çka tregon se 44.5% e totalit të infektimeve është regjistruar vetëm në muajit janar-shkurt 2021, pasi për herë të parë shifrat kapërcyen shifrën e 1200, pasi në datë 9 shkurt 2021 u regjistruar rekord infektimesh me 1239 raste.

Këto shifra tregojnë edhe ndërgjegjësim tepër të ulët të qytetarëve, pavarësisht se armiku i padukshëm po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

Nga ana tjetër edhe shifrat e fataliteteve kanë regjistruar një rritje të frikshme në këto dy muaj. Bazuar në raportimet e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën epidemiologjike në vend, nga data 1 janar deri më 26 shkurt janë regjistruar 575 humbje jete. Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua në 25 shkurt me 21 viktima.

Konkretisht rreth 33% e totalit të qytetarëve që kanë ndërruar jetë nga virusi, janë regjistruar në janar dhe shkurt. Më datë 31 dhjetor  2020 numri i jetëve të humbura nga virusi raportohej 1181, ndërsa në 26 shkurt ky numër kishte arritur në 1,756 vdekje. Ndërkohë gjatë këtyre dy muajve e kanë fituar betejën me virusin 20.583 qytetar të infektuar.

Pavarësisht këtyre shifrave që janë të larta Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi të lë në fuqi disa ditë më parë orën policore 20.00, dhe më pas nuk lejohet qarkullimi. Sipas komitetit situata është ende nën kontroll, por janë paralajmëruar masa të ashpra nga dita e hënë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 27/02/2021 21:36

    Shume e sakte. Me kete ritm pa masa te tjera, masa shtrenguese Jo masa kot, ne 2 muaj te ardhshme deri ne zgjedhjet, do dyfishohen te gjitha raste. Nga 1 janari filluan partite politike garen elektorale, qe atehere na mori lumi. Sa te jen lokale te hapura, edhe levizja e njerzeve nga nje qarke ne tjeter, atehere nuk do shofim asnje ndrishim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale