POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Nëna ime humbi jetën nga kanceri', Emina Cunmulaj pret flokët dhe ka prekur të gjithë me dedikimin (FOTO)

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj i habiti të gjithë  kur u shfaq me pamjen e re me flokë të prera shkurt.Ky transformim i modeles nuk kishte të bënte aspak me tendencat më të fundit të modës. Ky transformim është mjaft humanitar. Ajo do i dhurojë flokët për dikë që ka nevojë. 

“Unë humba mamanë rreth 5 vjet e gjysmë më parë për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë u ndjeva në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Vendosa të prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish shumë gjatë. Ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Por ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Kështu që duke prerë flokët dhe duke ja dhënë dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë më bën të lumtur”, shprehet Emina.

A.P.
Komento