Që nga nisja e procesit të vaksinimit antiCOVID kanë lindur disa debate të reja në familjet shqiptare, debate mes burrit dhe gruas, mes prindërve dhe fëmijëve për injektimin apo jo të dozave .
”Shih çfarë më bëri. Unë nuk do e bëj tha, shko bëje ti se e kemi klinikën afër. Shkova atje e bëra unë dhe më tha të nesërmen do shkoj ta bëj dhe unë. Pse nuk erdhe dje ti? Doja të shikoja ,çfarë do të bënte ty", ishte debati mes burrit dhe gruas
Efektet anësore ishin pasiguria më e madhe për Xhemilien e cila ia la radhën bashkëshortit të parit për t'u vaksinuar dhe më pas u bind.
“Unë kisha paksa ankth me thënë të drejtën. Kisha frikë, thashë do të ngelim të dy dhe s’ka askush që të na bëj hyzmet”, tha Xhemilja.
Debati u zhvendos më pas tek fëmijët të cilët edhe sot e kësaj dite nuk e kanë bërë vaksinën.
“Nuk e bëj më thotë vajza, nuk ia mbush mendjen gjallë në botë, është e fiksuar nuk e bëj dhe pikë. Dhëndri paguan, harxhon 120 euro në muaj vetëm që mos bëj vaksinën”, tha Xhemilja
Marjeta së bashku me bashkëshortin e saj ,janë një tjetër çift bashkëshortësh që kanë vendosur të mos e bëjnë vaksinën.
“Absolutisht nuk e kemi bërë dhe as nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Jemi të shëndetshëm dhe kemi antitrupa mjaftueshëm”, tha Marjeta.
Megjithatë ekspertët e shëndetësisë dhe autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.7%
-
Keq
7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1395
Lajme të tjera
-
Asnjë humbje jete nga COVID në vend, regjistrohen 58 qytetarë të infektuar në 24 orë
24 Maj, 18:19
-
Interes i lartë për dozën e 4-t të vaksinës anti-Covid! Mjekja Nazaj: Pandemia s’ka mbaruar ende, për t’u mbrojtur duhet vaksinim
6 Maj, 18:05
-
Ulen rastet me COVID19 në vendin tonë, 44 raste të reja dhe asnjë humbje jete
6 Maj, 18:02
-
Bien infektimet me COVID në vend, vetëm 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë
2 Maj, 18:02
-
Dy javë pa u shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në vendin tonë, regjistrohen 52 qytetarë të infektuar në 24 orë
30 Prill, 17:30
-
Asnjë humbje jete me COVID në vendim tonë, 53 qytetarë të infektuar në 24 orë
29 Prill, 18:02
-
Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, qytetarët mund ta marrin vaksinën anti-COVID në qendrat shëndetësore
29 Prill, 16:04
-
Lehtësohen masat anti-COVID, epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvariante të reja që transmetohen më shpejt! Neglizhente grupmosha 18-40 vjeç
26 Prill, 17:38
-
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
26 Prill, 11:03
-
Asnjë humbje jete nga Covid-19, regjistrohen dhe 37 raste të reja në 24 orët e fundit
24 Prill, 18:52
-
Asnjë viktimë nga COVID në vend, regjistrohen 52 qytetarë të infektuar në 24 orë
22 Prill, 17:11
-
Asnjë viktimë në vend, regjistrohen 79 qytetarë të infektuar në 24 orë
21 Prill, 17:07
Une Covidin e kalova,por e kalova te lehte,megjithate vaksinat i bera te dy dozat,te treten do t'a bej nga pranvera vone.Doza e pare me dha vetem nje dhembje te lehte nen krah qe e ndieja sa here ngrija krahun,kurse e dyta me dha temperature e pak ethe.Efektet anesore zgjaten vetem disa ore,kurse nenes time i dhane nje kruarje te lehte ne krah ku e injektuan.Njerez te ndryshem kane efekte anesore te ndryshme,por vaksinat duhen bere,sepse edhe po te zuri e kalon me lehte.Une isha me fat qe e kalova lehte,se kur me zuri,vaksina s'kishte dale akoma,por shume kane vdekur,ose e kane kaluar rende,ose u ka lene pasoja te renda,keshtu qe me mire beheni sepse jeni vertet me fat qe e keni kete mundesi.
PërgjigjuVaksina deri tani nuk ka provuar efikasitet ne parandalimin e perhapjes se semundjes Ccovid 19. E kunderta eshte lehtesishte e konstatueshme "me shume te vaksinuar me shume te infektuar".
Përgjigju