Në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës ofrohen 1500 vende të lira pune, Rama: Paga mesatare është rritur me 8%! Në emigracion keni paga të larta, por edhe shpenzime

Në panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës, ofrohen 1500 vende të lira puna nga 63 biznese ndër më të mëdhatë në rajon. I pranishëm në këtë panari ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili vuri theksin tek nevoja e sektorëve të hotelerisë për punëtorë. Duke ju referuar qytetarëve që zgjedhin emigracionin për të shkuar për të punuar, Rama tha se ashtu siç janë edhe rrogat e larta, të tilla janë edhe shpenzime. Për kreun e qeverisë, pagat mesatare në vend janë rritur me 8% dhe bizneset po ashtu ofrojnë paga shumë konkurruese.

‘1,500 vende të lira pune ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon. Sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Është gjithmonë një mundësi për të bërë një zgjedhje midis punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë. Gjërat nuk janë ashtu siç duket, qoftë në njëri aspak qoftë një tjetrin. Në emigracion ka rroga më të larta, por ka edhe shpenzime më të larta. Sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale. Ne duam të vazhdojmë të gjithë se bashku në këtë drejtim. E di që ne rrugën e punësimit dhe në funksion të plotësimit të ambicies dhe nevojë për të rritur pagën duhet punë. Por di që sot mjafton që kushdo të bëjë një xhiro në infrastrukurën hoteliere në Durrës, për të parë se ka nevojë të ethshme për krah pune në të gjitha pozicionet që nga kamarierët e nivelit bazik deri tek menaxherët dhe për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që përflitet prej disa vitesh sipas të cilit paga në Shqipëri është 30 mijë lekë. Nuk është kështu. Në Shqipëri pagat vazhdojnë të rriten. Ka nevojë të madhe tregu sot për krah pune të edukuar. Ka nevojë për të gjithë sektorët.’- tha Rama.

Për tregun e punës të rinjtë tashmë mund të informohen dhe në platformën e-Albania.

"Sot kemi një platformë digjitale e cila është në dispozicion përmes shërbimeve tanimë plotësisht online të e-albania, e cila krijon mundësi për të gjithë që të orientohen në fushën e punësimit apo në fushën e arsimimit profesional apo dhe të trajnimeve profesionale".- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Ushtria ndërhyn për pastrimin e mbetjeve në bregdet, Rama nga Durrësi: Këtë vit presim një numër të madh turistësh

Nga Durrës, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar bashkitë që kanë bregdet se këtë vit do të përballen me numrin më të madh të turistëve. Sipas Ramës, si rrjedhojë, do të ketë të ardhura më të mëdha, por do të ketë edhe më shumë mbetje.

Kryeministri Rama tha se ushtria ka ndërhyrë në këtë fazë të fundit për të pastruar mbetjet që janë krijuar nga prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe pas kësaj faze, duhet të jenë qytetarët ata që duhet ta mbajnë bregdetin e pastër.

‘Do jetë sezoni më i pastër edhe për shkak të punës së jashtëzkonshme që është bërë përditë, por edhe për shkak të instrumentit financiar që është vendosur për ti ardhur në ndihmë bashkive bregdetare që po jetojnë një sezon shumëfishimi të popullsisë. Nëse nga njëra anë ne dhe bashkitë jemi për të pastruar, të tjerët duhet të jenë për të mos ndotur. Ky është elementi i parë i abetares së patriotizmit, të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët.’- u shpreh Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 26/05/2022 01:35

    NDERTONI DEBORATORE NE PLAZHET TONA ,,,DHE MOS LINI ASNJE CECEN TE NDERTOJE E TE PRISHE BUKURINE E BREGDETIT TONE,,,,,PO ASHTU DERGONI IKMT,,,TE PRISHE NJA 500 PALLATE E OBJEKTE NE DURRES,,GOLEM,,E QERRET TE MARRE FRYME PLAZHI,,,DHE TE NDERTOHEN ATY RESORTE E HOTELE ME 4-5 YJE,,,ME DISTANCE 100 M ANES LARG NGA NJERI TJETRI,,,ME PISHINA PARA E PARKING MBRAPA.......E ARHMJA JONE ESHTE TURIZMI....TE SHKOHET NE FLORIDA E TE SHIKOHET SESI I KANE NDERTUAR ATA,,,OSE NE ITALI QE E KEMI DHE AFER....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?



×

Lajmi i fundit

John

50 qytetarë në urgjencën e Kukësit me simptoma helmimi, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes