Në pikëpyetje vijimi i transportit urban në kryeqytet! Operatorët: Nuk po merren parasysh kërkesat, po na shtohen humbjet

Vijimi i aktivitetit të shërbimit të transportit urban është në pikëpyetje. Burime nga Unioni i Shoqatave të Transportit urban në kryeqytet thonë se autobusët do të mbyllen përsëri të hënën pasi po përballen me humbje të mëdha.

“Nuk do të dalim të hënën se shoqëritë nuk kanë nafte për të operuar në linjë me këto kushte. Madje kërkesat tona nuk po merren parasysh”, thotë një nga përfaqësuesit e transportit.

Por nga ana tjetër disa nga kompanitë pohojnë se do të vazhdojë puna edhe këtë javë. Shoqëria që vepron në linjën Kombinat-Kinostudio, pohon për Report TV se ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodh përfundimisht.

“Do vazhdoj puna normalisht edhe ketë javë. Po mendohet të ndërpritet puna nëse nuk përmbushen kërkesat ekonomike si pasojë e mungesës së njerëzve nëpër autobusë”, thotë për Report TV përfaqësuesi i linjës së Kombinatit.

Po ashtu edhe linja e Tiranës së Re sipas informacioneve është për të vijuar aktivitetin.

Të gjendur në një situatë e tillë ende nuk është marrë vendimi përfundimtar se çfarë do të ndodh të hënën me transportin urban. Kreu i shoqatës së Transportit Urban në Tiranë Rixhin Qoshja thotë se ende nuk kemi një vendim përfundimtar, se çdo të ndodh dhe se vendimi përfundimtar merret javën që vjen.

 “Nuk është ende një vendim, por të hënën ose të martën vendoset, nëse nuk ka asnjë reagim nga qeveria”, thotë Qoshja.

Sipas shoqatave ata pohojnë se humbjet e tyre ditore nga mungesa e pasagjerëve, si dhe nga mos-rimbursimi i naftës arrijnë deri në 300 mijë lekë. Përpos ndryshimit të protokollit kërkesë që u aprovua nga Bashkia e Tiranës, operatorët kanë edhe 4 kërkesa të tjera.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Ndërsa kërkesa e punonjësve të transportit të cilët kanë protestuar disa herë është marrja e një page të dytë prej 40 mijë lekësh e cila ka marrë dritën jeshile nga Bashkia e Tiranës dhe DPSHTRR, por ende nuk ka një vendim final.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 11/07/2020 20:56

    MBYLLINI AUTOBUZET O EDI RAMA ,,,se qelben tiranen me tym e squfur,,,po vdesin me shume njerez ne tirane nga mushkerite sesa nga kovidi....

    Përgjigju
  • Ceni: 11/07/2020 18:28

    Mbyllini fare dhe çojini per skrap se i keni nxjerr fitimet tuaja, qytetaret u mesuan pa autobuza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha: Mjegulla e revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi dhjetëra iniciativa nga Partia Demokratike

Basha: Mjegulla e revolucionit 'Rahmet Pastë' bllokoi dhjetëra iniciativa nga Partia Demokratike