Në Portugali të bindur, Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë, ndarjen do ta shpallin së shpejti

Në Portugali të bindur, Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë, ndarjen do ta shpallin së shpejti

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Kështu shkruan media portugeze “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), thotë se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”.

“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet për ndarjen e tyre, sipas të afërmit lidhet me qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij.

“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.

Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 duket se është një tjetër nga arsyet që ‘peshuan’ në vendimin e Cristiano Ronaldos.

Léo Caeiro thekson se Georgina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të.

“Kur Georgina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qëndroi kurrë pranë Cristianos. Georgina është një person shumë i ftohtë dhe materialist”, – shton ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë