Në prag të kolapsit në spitale, varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë

GREQI- Situata për sa i përket pandemisë së COVID-19 në Greqi është vërtet alarmante!

Mjeku Georgos Pavlakis shprehu shqetësimin e tij duke thënë se shëndetësia është në një presion të madh, sidomos në rajonin e Atikës, për shkak të përhapjes së variantit britanik dhe shtrimit të një numri të lartë pacientësh me koronavirusi.

Ai në një intervistë për Skai, tha se nëse situata do të vazhdojë me këtë ritëm do të ketë 100 viktima në ditë dhe numri i infektimeve ditore do të arrijë në 3 mijë.

Shumë thonë që masat janë të padrejta dhe irracionale, por është e vështirë të gjesh zgjidhje ideale, duhen rregulla të thjeshta,” tha mjeku.

 

“Nëse kemi një luftë dhe duhet të kemi rregulla të thjeshta të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë.”, shtoi ai.

Ai tha së pavarësisht se situata është kritike katastrofa është shmangur. Gjithashtu fakti që fushata e vaksinimit ka nisur kjo nënkupton se edhe situata epidemiologjike do të stabilizohet.

"Ne nuk jemi në të njëjtin vend ku ishim. Kemi shmangur katastrofën, gjë që është shumë e rëndësishme. Vaksinat kanë ardhur që do të thotë se do të shohim zvogëlim të rasteve”, tha Pavlakis

Lidhur me mutacionet që shqetësojnë ekspertët, mjeku tha se është matematikisht e sigurt që, si buburrecat, mutacionet do të shumëfishohen.

Ai i ka ngritur apel qytetarëve të zbatojnë masat anti-COVID pasi edhe dy javët në vazhdim do të jenë të vështira.

Ditën e djeshme kryeministri i vendin, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë, gjë që është një lajm tepër shpresëdhënës.

Por megjithëse qeveria ka ndërmarrë masa anti-COVID dhe fushata e vaksinimit po ecën siç duhet situata e pandemisë së COVID-19 ende mbetet kritike.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Veliaj në Luz të Vogël të Kavajës: S'ka kthim pas! Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime