Në prag të ofensivës, Turqia godet kufirin Siri-Irak, Ankaraja: Operacioni 'Pranvera e Paqes' do të fillojë

Në prag të ofensivës, Turqia godet kufirin Siri-Irak, Ankaraja: Operacioni 'Pranvera e Paqes' do të fillojë

Zyrtarët turq i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria turke ka goditur  kufirin Siri – Irak për t’i paraprirë përforcimit të forcave kurde në Sirinë verilindore. Ankaraja pati filluar përgatitjet ushtarake pas një tërheqjeje të papritur të forcave amerikane.

Turqia tha se ajo është e gatshme të avancojë drejt Sirisë verilindore tani që janë tërhequr njësitë amerikane nga kufiri Turqi – Siri, pas një ndryshimi të beftë të politikës nga Presidenti Donald Trump, një lëvizje kjo e kritikuar gjerësisht në Washington si një tradhtim ndaj kurdëve, aleatë të Amerikës.

Ky largim amerikan do t’i lërë të ekspozuara forcat kurde ndaj një sulmi të Forcave të Armatosura të Turqisë që i klasifikon ata si terroristë, për shkak të lidhjeve me militantët kurdë që kanë organizuar një rebelim të hershëm nga brenda Turqisë.

Një zyrtar turk i sigurisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se qëllimi kryesor i sulmit të kryer gjatë orëve të natës ishte ndërprerja e një vije tranziti mes Irakut dhe Sirisë që është përdorur shpesh nga grupet e armatosura kurde në të kaluarën.

Ndërkohë, Presidenti Trump mohoi se braktisi forcat kurde, partnerët më efektivë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Presidenti Trump madje lavdëroi Turqinë si një partnere në tregëti, duke zbutur kështu tonet vetëm pak orë pasi kërcënoi “shkatërrimin e plotë” të ekonomisë së Turqisë në rast se do të dilte “jashtë limiteve” me veprimet në Siri.

Ofensiva e paralajmëruar me emrin e koduar "Pranvera i Paqes" në Veri-Lindje të Sirisë do të fillojë. "Ushtria turke, së bashku me ushtrinë e lirë siriane, së shpejti do të kapërcejnë kufirin turko-sirian," ka shkruar në Twitter këtë mëngjes zëdhënësi i presidencës së Ankarasë, Fahrettin Altun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale