Vijnë 8190 doza nga Pfizer, Rama: S'është punë parash, më mirë kthehesha 3 herë për sigurimin e fondeve për rindërtimin! Vaksina ruse e kineze të suksesshme

8190 doza vaksina anti-COVID nga kontrata me kompaninë Pfizer, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Nga aeroporti “Nënë Tereza”, pasi kanë ardhur vaksinat, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi drejt finalizimit të marrëveshjes me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të tjera nga AstraZeneca. Po ashtu, Rama tha se jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave. 

Teksa e ka cilësuar sigurimin e vaksinave si barrën më të rëndë, Rama kujtoi dhe njëherë mbledhjen e fondeve për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Duke thënë se mendonte se gjetja e fondeve për rindërtimin ishte gjeja më e vështirë e jetës së tij, kryeministri shton se sigurimi i vaksina është një tmerr i vërtetë. Sipas tij njeriu është bërë ujk për njeriun, e shteti ujk për shtetin. Problemi kryesor sipas kryeministrit nuk janë paratë por lufta politike mes shteteve.

Gjatë konferencës Rama ka folur edhe për vaksinat ruse dhe kineze, të cilat i quan të suksesshme. Ai mori shembull Turqinë, e cila e kishte testuar atë kineze. Sipas Ramës, nuk ka ndryshuar mendje në ato që ka deklaruar më herët lidhur me marrjen e vaksinave nga këto shtete, por këtu ka shtuar se ne nuk i kemi në dispozicion dhe as nuk po i refuzojmë. 

Lajmin se do të vijnë  8190 doza të tjera vaksinash nga Pfizer e ka dhënë sot në Kuvend vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se Shqipëria futet në kategorinë e vendeve që tashmë ka filluar procesin e vaksinimit ndërsa 140 vende të tjera nuk kanë arritur ta fillojnë. Tashmë, krahas vaksinimit të bluzave të bardha, ka nisur dhe procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjeç në azile si dhe stafin që kujdeset për ta. Ky proces ka nisur në disa qytete si Tiranë, Shkodër, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë ditën e djeshme ka nisur dhe procesi i vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Mbërrijnë 8190 dozat e vaksinave anti-COVID nga Pfizer: Brenda javës do të përfundojë vaksinimi i mjekëve në të gjithë vendin (VIDEO)

Sapo kanë mbërritur 8190 dozat e vaksinave anti-COVID nga Pfizer.

“Nga nesër vijojmë të intensifikojmë vaksinimet. Këtë javë kemi ambicien që të mbyllim stafin mjekësor në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtë javë jemi në Kukës, Korçë e Berat që do të hapim proceset e vaksinimit dhe kështu vazhdojmë”, tha Manastirliu.

Ora 20:27
Rama thirrje partive: Të biem dakord si të bëjmë fushatë në pandemi! Meta le t'i hipi kalit e të dalë me shpata

Kryeministri Edi Rama ju bëri thirrje partive politike që të ulen së bashku për të gjetur një formulë se si do të zhvillohet fushata elektorale në pandemi. Në një konferencë për mediat në aeroportin e Rinasit, Rama ju bëri thirrje partive politike që të gjithë bashkë të gjejnë një marrëveshje se si do të zhvillohet fushata elektorale në pandemi.

Kryeministri Edi Rama tha se po diskutohet që të krijohet një marrëveshje në lidhje me rregullat anti COVID që duhet të respektohen nga të gjitha partitë pasi jemi para një fushate elektorale dhe duhet të gjejmë një zgjidhje.

"Po mendoj se forcat politike të paktën ato forca kryesore të merren vesh se çfarë do bëjmë dhe si do ja bëjmë deri më 25 prill. çdo shtrëngim masash do të interpretohet si një reagim diktatorial i Edi Ramës. Kjo nuk është problem i kostos personale se çfarë bëri një më shumë, por problem i efektit, jemi duke e diskutuar do të shohim nëse do gjejmë  një rrugë duke iu referuar ekspertëve që të kem i një marrëveshje për rregullat që duhet të respektohen nga të gjithë, jemi para një fushate elektorale dhe duhet të gjejmë një zgjidhje, të shohim nëse mund të bëjmë diçka pasi do ishte mire për të gjithë, pasi do ishte tmerr në kushte pandemie një fushatë elektorale që del nga kontrolli. Të ketë një balancë dhe të gjithë të biem dakord për rregullat. Presidenti mund të lërë “Mercedezin”, mund të marrë kalin dhe të angazhojë nga këta të dekoratave të nisen me kuaj dhe shpata, është e vështirë që ta frenosh po nuk pati konsensues. Rreziku për kuaj bëhet imediat. Mund të tërbohen dhe kuajt.", tha Rama.   

Ora 20:18
Politikanët thyejnë masat antiCOVID me takime elektorale, Rama: Lokalet nuk duhet tu hapin dyert

1614021679_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se pronarët e lokaleve nuk duhet t'u hapin dyert politikanëve që zhvillojnë takime elektorale kundër të gjitha rregullave anti covid, pasi ata janë që e vuajnë dënimin të parë. Ai tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim, pasi sado të shtrëngosh masat po s'u respektuan nuk kanë vlerë.

"Unë mendoj se ata të cilët u hapin dyert  e lokaleve këtyre politikanëve nuk duhet tu hapin dyert se janë ata që paguajnë, janë ata që dëmtohen dhe janë ata që rrezikojnë që biznesi tu mbyllet fare. Janë ata të parët që duhet ta refuzojnë këtë gjë. Mund të shtrëngosh masat por nëse nuk ka vetëdije politike e njerëzore dhe ndërgjegjësim të atyre që medemek përfaqësojnë njerëzit atëherë mund masa mund të mos funksionojë ", tha Rama.

Ora 20:18
Rama ironi me Metën: Fatkeqësi që babai i familjes dhe garanti i shëndetit të Kushtetutës thyen masat antiCOVID

Duke folur për politikanët që thyejnë masat anti COVID me takime elektorale, Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe presidentin Meta duke thënë se kur garantuesi i shëndetit të Kushtetutës i thyen vetë ato është fatkeqësi.

"Nga ana tjetër kur mendon se presidentit, babai i gjithë kësaj familje dhe kryetari i të gjitha palëve dhe garanti i shëndetit të Kushtetutës, i pari që jep shembullin kundër masave anti COVID kjo është fatkeqësi", tha Rama.

Ora 20:11
Rama: Më mirë të kthehem 3 herë te rindërtimi, pasi sigurimi i vaksinave është çmenduri, njeriu bëhet ujk për njeriun

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si barrën më të rëndë sigurimin e  vaksinave. Rama tha se mendonte se gjetja e fondeve për rindërtimin ishte gjeja më e vështirë e jetës së tij, por sigurimi i vaksina qenka një tmerr i vërtet tha Rama duke shtuar se këtu njeri është bërë ujk për njeriun, e shteti ujk për shtetin.

" Një gjë duhet ta dinë të gjithë, kjo nuk është çështje parash, çmimet e vaksinave po rriten, se kërkesa është shumë e ethshme, dhe prodhimi shumë i vogël, por sado që të rritet ne nuk do të lëmë asnjë dozë që kemi në dispozicion  apo të lëmë qoftë edhe një shqiptar pa vaksinuar. Vaksinat nuk janë në treg, nuk ka lidhje me çmimin apo buxhetin, vaksinat nuk janë në treg, duhet një angazhim i gjithanshëm dhe një këmbëngulje e tmerrshme për sigurimin e tyre. Gjëja më  e vështirë ishte që të gjeja fondeve për të mbështetur rindërtimin, në krahasim me përpjekjen për të gjetur vaksinën e tani më duket se ajo ka qenë një proces normal dhe isha gati ti rikthehesha 3 here rindërtimit dhe të mos kisha barrë së bashku me koleget për vaksinat, pasi realisht është në çmenduri. Është çështja për të gjetur diçka që nuk e ka askush. Këtu është ajo shprehja e vjetër se njeriu bëhet ujk për njeriun është e përditshmja e luftës për vaksinat. Shteti ujk për shtetin, njeriu ujk për njeriun. Jemi para faktit që nevoja e të gjithëve është kaq e madhe dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël dhe të gjithë ujqërit duan të marrin", tha Rama

Ora 20:08
‘Rritje të infektimeve me COVID te moshat e reja’, Manastirliu: Në fund të javës Komiteti Teknik do rivlerësojë masat

Ndërsa ka folur për situatën e COVID në vendin tonë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka pritur bashkë me kryeministrin Edi Rama 8190 doza të vaksinës anti COVID, ka deklaruar se në fundjavë Komiteti Teknik i Ekspertëve do të bëjë rivlerësim të masave.

“Kemi patur rritje të infektimeve te moshat e ja. Pritet të ketë impakt pas masave, impakti sështë i menjëhershëm. Komiteti i ekspertëve do dalë me një analizë të plotë të situatës dhe në fund të javës do ketë rivlerësim të masave. Nuk duam të shkojmë në masa të tjera. Po shohim vende si gjermania apo italia që pas muajsh mbyllje tani po  rivlerësojnë mundësinë e hapjes së kujdesshme. Plani kombëtar i vaksinimit parashikon prioritizim të popullatës sipas niveleve të rriskut. Janë vaksinuar mbi 6 mijë mjekë dhe infermierë. Do vijojmë me grupe të tjera të popullatë” tha Manastirliu.

Ora 19:59
Rama: Vaksina kineze dhe ruse të suksesshme! S'kam ndryshuar mendje, por as s’i kemi në dispozicion dhe as s'po i refuzojmë

Kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur nëse do të fillojë procedura për të marrë vakasina ruse dhe kineze e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Ai ka thënë se të dyja vaksinat janë të suksesshme, por shton se nuk ka tentuar të nisë ndonjë procedurë për të marrë prej tyre, sakaq ka thënë se as s’i kemi në dispozicion që ti refuzojmë.

“E kam ndjekur këtë debat dhe dua të bëj një sqarim. Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ruse është në tezga që mjafton të shkosh dhe të paraqitesh  e të paguash për ti marrë. Sështë kështu. Edhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshje ska marrë akoma gjë. Sasitë edhe për ato vaksina janë të kufizuara, numri i të vaksinuarbve në rusi në krahasim me popullsinë sështë një numër i atillë që të bëjë të besosh se sasitë në dispozicion janë të mëdha.

E dytë mbase është keqkuptuar apo keinterpretuar në ndonjë formë që ska gjenë adekuate ajo që kam thënë. Kam theksuar se ne skemi asnjë mundësi që të vëmë në diskutim integritetin dhe profesionailizmin e shkencëtarëve rus. Nga pikëpamja e vlerës së këtyre vaksinave skemi asnjë dyshi mdhe konstestim, por nga njëra anë janë vaksina të patestuara nga OBSH.

Kjo sdo të thotë se po u rrimë larg se janë të paaprovuara, duke qenë të lijëzuar me Be kemi ndonjë precedencë apo prioritet në rradhën shumë të gjatë dhe për ato vaksina. Unë skam ndryshuar, mendje dhe arsyeja është në ato që thashë. Sështë çështje gjeopolitike në atë që thashë, në të gjithë planetin bëhet një luftë politike, në rang global dhe brenda për brenda vendit. Është një luftë sepse ska sasi dhe sigurisht pas këtyre është dhe një luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe nga raportet personale., Duket çdu i por varet dhe nga raportet personale.

Nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Skemi hedhur dhe sdo hedhim hapa formal në drejtim të këtyre 2 drejtimeve sepse jemi të vetëdijshëm se janë hapa që sna çojnë në rezultat.

Fatalite që Maqedonia kthen sytë nga kina dhe rusia në mungesë të dozave. Të jeni të sigurt për të gjitha lëvizjet e mundshme për të siguruar vaksina. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shohim Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara, Arabnë Saudite, dhe të gjitha të dhënat në lidhje me efektet e saj janë shumë pozitive. Fjalët që thuhen për vaksinën ruse, janë fjalë  fjalë që bëjën vlerësim pozitiv”, tha Rama.

Ora 19:45
‘Referendumin o me karta o me shpata’, Rama ‘injoron’ Metën: Luftat me shpata, për fëmijë ose për ata që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit

Kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili nga Vlora tha se referendumin ne 25 prill se ndalmarifet me kartat, ka dashur ta injorojë duke thënë se do të fokusohet te vaksina. Por këtu Rama shtoi se luftat me shpata janë për fëmijë.

“Do doja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu sepse është një luftë për të siguruar vaksina, jo luftë me shpata sepse luftat me shpata janë për fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje ntë lidhjes me mburojën e trurit këtu bëhet fjalë për një liuftë të madhe tregtare politike komunikimi dhe unë dua që çdo natë në mendimin e fundit të kem që bëra çdo gjë sot.

Kjo është lyfta për mua sot të tjerat janë ngjarje rrethanore me personazhë rrethanorë që se meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë”, tha Rama.

Ora 19:42
Rama: Afër marrëveshjes për 360 mijë doza të tjera me një shtet mik

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, pasi kanë ardhur 8190 dozave të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi drejt finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca.

“Brenda marsit do bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë. Ndërkohë vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca. Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë  që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve.Objektivi i 14 muajve është shumë ambicioz. Për faktin se siç e shihni lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë kurse sasitë në krahasim me kërkesën janë të vogla.Shumë shpejt do kemi lajme të mirë. Vazhdojmë furnizimin me vaksinën PFizer. 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duar të vetëm 10 shteteve të gjitha shtetet e tjera që kanë patur akses në doza të mundshme kanë ndarë mes tyre vetëm 305 të volumit, por sot mbetet e pandryshuar shifra e shteteve që ende skanë marrë asnjë dozë. Dozat që po marrim kanë rëndësi jetike”, tha Rama.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat në afat të fundit/ A besoni se partitë politike do përzgjedhin kandidatë të pastër e me integritet për zgjedhjet e 25 prillit?

Komento

Komente

  • Niazi: 23/02/2021 10:39

    Po si është e mundur që askush nuk e vlerson sigurimin e këtyre vaksinave që kanë ardhur vetëm si pasojë e përpjekjeve të jashtëzakonshme për sigurimin e tyre kur të mëdhenjtë nuk hapin rrugë por po i marrin për vete? Mirë është të themi faleminderit që mjekët , pleqtë e shtëpive të të moshuarve u vaksinuan dhe do vazhdojë me fasha tek të gjithë ! Bravo z.Rama! Ec përpara ! Qentë le të lehin ! Kockat në fyt do u ngëcin! Populli vlerëson !

    Përgjigju
  • Pelioni: 23/02/2021 09:24

    Qentë le të lehin,vazhdo përpara gjigand për pandemine dhe rindërtimin,motua juaj është puna,opozita ka moto gjumin dhe të nxijë gjithçka e bëjë blla,blla nga mëngjezi në darkë.

    Përgjigju
  • Mondi: 23/02/2021 04:14

    Mos u dridh z.rama por me perulje kerkoi falje ambasades ruse ne tirane per fjalet qe nxorre nga goja .Nuk je ti zogu I xhaxhit qendra e botes

    Përgjigju
  • Perlat: 23/02/2021 03:00

    E degjuat minostreshen? Nga fundi i javes do mblidhen per masat ca do bejne. Se u kputen duke u perdredhur gjithe diten si kerma. Po mire moj zoje, sot e hene, 1500 te prekur, 20 e kusur te vdekur. Ti do presesh sa te infektohen edhe 10 000 te tjere dhe vdesin 100 te tjere, larg qofte? Po kaq monstra jeni? Po lereni ate psikopatin dhe mendoni si njerez, si nene, grua, vajze. Zot i madh!

    Përgjigju
  • Ermir: 23/02/2021 02:54

    Sot me plot bindje mund te them se kam pare e degjuar idotin me te madh te te gjitha kohrave. Eshte me deryre Kryeminister i Shqiperise por flet, sillet dhe vepron si nje karagjoz ne fuqi te tete!!!

    Përgjigju
  • aurora: 22/02/2021 20:59

    Zoti Rama, shpeto popullin merr vaksinen Kineze jo politiken kineze, shpeto popullin se BE eshte prostitute nuk e ka ne liste Ballkanin... Mos degjo se cfar do thote partia komuniste e Sali Berishes..... Shpeto popullin ata qe nuk duan ta bejne le te vdesin.....

    Përgjigju
  • Genci: 22/02/2021 20:33

    Me Kinen mund te kesh sukses zoti Rama, Kina nuk e ka harruar faktin se kur eshte diskutuar ne OKB ceshtja kush do behej anetare Kina apo Taivani, vota e Shqiperise ne ate kohe beri te mundur qe peshorja te anonte nga Kina.

    Përgjigju
  • Piu: 22/02/2021 20:15

    Nxirrni pak ato listat se si po shpërndahen vaksinat se i mbaruat me familjarët tuaj!

    Përgjigju
  • albi: 22/02/2021 19:53

    Po pse nuk fle ne Rinas sepse mbete lart e poshte per 500 vaksina.

    Përgjigju
  • Pandi: 22/02/2021 19:44

    Ky mikrofonin me vete te menderja e mban, ngado qe shkon. Si qeni kallanxhiut pse sthua.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ruçi, urim për 8 Marsin: Pandemia nuk mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona! Nuk ka kufi, mund të arrini gjithçka