Ervin Salianji bëhet gati të shkojë në burg orët e fundit të lirisë! Deputeti i PD-së: Shkoj për interes të PD! S'më trembin dot! Do shkoj aty ku regjimi më ka caktuar

Tirane- Kur kanë mbetur orët e fundit të lirisë para se të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon me 1 vit burg, deputeti i PD-së Ervin Salianji doli në një konferencë për median nga selia e PD-së.

 Ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i cili e shpalli fajtor Ervin Salianji për akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.

Salianji thotë se vendimi është i përgatitur nga kryeministri Edi Rama si vendimmarrje politike ndërsa gjyqtarët e trupit gjykues i quajti pupacë të tij.

"Denoncimi me fakte që Gjykata e quajti kallëzim të rremë i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës Geron Xhafa. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Me vendimin e lexuar dy javë më parë ishte shpagim kundër meje e cdo zëri opozitar që jo vetëm nuk I ka ndaluar por reagimi ka qenë në unison kundër këtij manipulimi. Ata provuan se nuk janë funksionarë shtetit por pupacë të narkotrafikut. Nuk shkoj në burg si kallëzues I rremë. Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Shkoj si politikan dhe model I ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë! Shkoj në burg për të thënë se njeriu nuk përkulet. Do shkoj në burg, nuk më trembin dot mua dhe PD-në. Do shkoj aty ku regjimi më ka caktuar ' thotë Salianji.

Salianji premtoi se do publikojë dokumente të tjera edhe nga burgu

Nuk do të ndalen denoncimet. Do vijoj të çjerr maskën krimit dhe korrupsionit" tha Salianji. 

Premtoi se nga qelia do të bëjë edhe fushatën elektorale në Elbasan, ku është zgjedhur drejtues politik nga PD.  

Salianji bëri thirrje demokratëve të dalin në protestën e 6 tetorit që do të organizohet nga opozita. 

"Do ju thërras ju e do flas nga ditarja! (Qesh) përtej shakasë. Ka mjete komunikimi. Lejohen letra nga burgu. Izolimin tim e kanë bërë për një arsye tjetër"

Vendimi i Apelit që është i formës së prerë u morr dje (26 Shtator).

Edhe më herët në një postim në FB Salianji akuzuan kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dënimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
'Letra nga burgu! Salianji tregon si do drejtojë fushatën nga qelia! S'mund as të flasë nga dritarja si Berisha

 

Pyetje: Si do të drejtoni një prej qarqeve ë të rëndësishme të Shqipërisë nga burgu! Ndryshe nga Berisha që mund të shfrytëzojë ballkonin, si do thërrasë ai elektoratin?

Ervin Salianji: “Do ju thërras ju e do flas nga ditarja! (Qesh) përtej shakasë. Ka mjete komunikimi. Lejohen letra nga burgu. Izolimin tim e kanë bërë për një arsye tjetër. Nuk është forma ime e parapëlqyer, nëpër fushata preferoj të takoj njerëz kudo, duke kufizuar periudhën e gjumit në 2- 3 orë. Por besoj se dënimi politik ka motivuar shumë njerëz. Do të jetë një formë tjetër

Ora 13:38
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta

 

Ervin Salianji në konferencë

Teksa ka mbajtur konferencën me median, para se të ekzekutohej vendimi i formës së prerë të Apelit të Tiranës për burgosjen me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë”, deputeti demokrat Ervin Salianji u pyet nëse ishte telefonuar apo kishte marrë mesazh mbështetës nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në kohën kur u bë denoncimi i audio-përgjimit e ka mbështetur çështjen e “Babales”.

Salianji nuk dha përgjigje direkte, duke iu shmangur me interpretim të situatës dhe zhvillimeve, duke mos u përqendruar vetëm tek një person. Ai tha se çështja sot nuk ishte kjo, por nënvizoi se ka marrë mbështetje nga të gjithë, përveç kryeministrit Edi Rama.

Salianji tha se “është mbështetur edhe nga ata me të cilët nuk ka pasur pikëpamje të njëjta”, por nuk e përmendi Bashën në asnjë rast.

"Kam pasur komunikim me të gjithë politikanët kryesorë të opozitës. Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim dhe mbështetja qytetare ka qenë e madhe gjithashtu”, tha Salianji.

Deputeti më tej theksoi se mazhoranca po cenonte ligjin dhe Kushtetutën, duke kryer në procedura të përshpejtuara gjithçka për burgosjen e tij pas vendimit, duke mos zbardhur vendimin e Apelit të Tiranës apo duke mos marrë autorizim nga Kuvendi para se të ekzekutohet ky vendim.

Ora 13:38
Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së, vetë personalisht kam humbur shumë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së. Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.

A keni marrë njoftim? Do prisni që ekzekutimi I vendimit të bëhet në selinë e PD-së apo të shkoni vetë të paraqiteni

‘Kam komunikuar që dje me Drejtorinë e Policisë dhe prokurorët për ti thënë që jam gati, çfarë ju duhet se këta nuk të gjejnë dot. I keni parë ju të gjithë grupet kriminale del urdhërarresti nga SPAK vetëm letra i mbetet në dorë, por njerëzit ikin. Unë nuk hyj tek ata, unë jam nga ata që përballem. Duke qenë se e kanë dhe me nxitim vetë. Por proceduara është se prevalon e drejta e ankimimit, përpara ekzekutimit të vendimit, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë ndonjë rrezikshmëri.

Pa pasur unë një vendim të Gjykatës së Apelit për të bërë ankimin në Gjykatën e Lartë, Apeli ja ka çuar Prokurorisë së Tiranës dhe është hedhur shorti për zgjedhjen e prokurores. Kjo është bërë për të ndaluar kandidimin tim në zgjedhjet e 2025 për të mos qenë në fushatë apo në listën e kandidatëve. Në lidhje me vendimmarrjen jemi duke diskutuar në mbledhjen e grupit dhe ka mendime të ndryshme nga kolegët të cilët do të dëgjoj dhe më pas do të marrin vendimin”, tha ai.

A ka ndryshuar qëndrimi për tu dorëzuar vullnetarisht në policinë e Tiranës?

Qëndrimi im nuk ndryshon. Do të jem aty ku e ka caktuar regjimi. Do ti bëj të gjitha veprimet e mija që kanë të bëjnë me komunikimin me publikun dhe vendimmarrje e PD. Unë as nuk kam fituar personalisht nga kjo, madje në shumë dimensione kam humbur. Se është sakrificë të përballesh me të gjithë institucionet shtetërore dhe cdo grup që I shërben atyre apo njëri tjetrit për të mbajtur këtë pushtet në këmbë. Nuk është cështje që ka nisur për shkak të një interesi vetjak, është çështje që i tejkalon interesat personale. Do dëgjoj kolegët por kam vendimmarrjen time. E kam thënë dhe dje.   

Ora 13:19
Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

 

Teksa Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin, ky i fundit ka dal në një konferencë për media.

Ai tha se ka denoncuar çdo grup kriminal dhe zyrtar të korruptuar

“Çfarë e detyroj Ramën dje që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor, ndalimin e mori, frikën e tij e shqetësoi, pse ishte i tërbuar dje ai. Ka shumë interpretime për kallëzimin tim për kallëzim të rremë, por ka një të vërtetë në 15 maj 2018 unë kam dal nga kjo foltore me Bardhin dhe Alibeajn dhe kam publikuar një dokument, ku vëllai i Xhafajt ishte i dënuar. Është deklaratë publike e bërë para jush. Ky është krimi që kam bërë unë kam denoncuar çdo grup kriminal dhe çdo zyrtar të korruptuar”, tha ai.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës