Në pritje të testit të dytë, gjendet i vdekur në shtëpi në Itali shqiptari i infektuar me koronavirus

Në pritje të testit të dytë, gjendet i vdekur në shtëpi në Itali shqiptari i infektuar me koronavirus

Lucjan Elezi

Shënohet viktima e dytë me origjinë shqiptare në Itali. Pas të moshuarës disa javë më parë, mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë një i ri, 28-vjeçar në Trento. Viktima është Lucjan Elezi nga Shkodra. Ai është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

I riu, po sipas medieve italiane ishte infektuar me koronavirus 10 ditë më parë, ndërsa më pas doli dhe qëndroi në shtëpi i izoluar. Në testin e parë shqiptari kishte rezultuar negativ, por teksa ishte në rrugën e mbarë për të mposhtur koronavirusin në pritje të testit të dytë, 28-vjeçari ndërroi jetë.

Zyrtarisht shkak i vdekjes është pneumonia, ndërsa kanë nisur hetimet. Shqiptari në Itali punonte në sektorin e ndërtimit me vëllanë dhe xhaxhanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Vargjet rrëqethëse të shokut të fëmijërisë të shqiptarit që u gjet i vdekur në Itali (ishte prekur nga COVID-19)

Fjalë mjaft të ndjera ka shkruar shoku i fëmijërisë, për Lucjan Elezin, shqiptarin 28-vjeçar që u gjet i pajetë në shtëpi në Trento të Italisë. I riu ishte prekur nga COVID-19 dhe pasi kishte lënë spitalin për shkak se nuk ishte në gjendje të rëndë, u vetëizolua në shtëpi. Testi i parë rezultoi negativ duke rritur shpresën për shërim të plotë, dhe ishte në pritje që t'i merrej tamponi për testin e dytë. Por mbrëmë ai është gjetur i pajetë në shtëpi, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e pneunomisë.

Shoku i tij, Toni Luka ka bërë vargje rrëqethëse që përshkruajnë gjithë jetën e Luçjanit dhe lidhjen mes tyre, por edhe dhimbjen që lë tek nëna e tij. Një shok i paharrueshëm - shkruan Toni.

"Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vëllait tim Luçjan Elezi. U nda nga jeta shumë para kohe duke na lanë të gjithëve me zemra te thyera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshëm për vlerat e tij shoqnore e njerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të afërm të gjithë jemi ne zi.

I përjetshëm qofte kujtimi yt midis nesh

O Zot a s’mun prite edhe pak
Me e marrë ne gjirin tan
A kaq shpejt iu desht me ik
Kaq papritun me na lan

Si s’e majte doren tane
Si nuk pate pak meshirë
Me ia thy zemren nje nane
Me ia marr djalin ma t’mirë

Ëngjëllin tan si s’e dergove
Si s’e nise at’ me vrap
Atij vdekjen me ia prit
E mes nesh me nejt dhe pak

Pse kaq shpejt ia hape deren
Ne parajse me e dërgu
A thu s’pate kerkan tjeter
Me na lan ne tuj lotu

Tash po vjen prap data kater
Ne Janar të motit tjetër
Nje buzqeshje s'ka me ken
Si dikur n’kohen e vjeter

At’ dit’ Dielli s’ka me nxe
At’ nat’ Hana s’ka me dal
Terr’i zi ka me e mbulue
Edhe Qyqja ka me nis vaj

Ka me ftoh me nis acari
Kan me u tha gjethet ne dege
Kurr na ma nat’ dit Janari
Ne ditelindje s'kemi m’e pershendet

Nëpër fushat aty pari
Ku kaluam fëminine
Ku u rritëm e l’shum shtatin
Lulja jote ma nuk mbin

Edhe lumi ka me u tha
Uji ma nuk ka me rrjedh
Asaj ane ku ne u rritem
Kur e din se ma nuk shkel

Këmba jote e bekuar
Shtati jot si yll i shkruar
Hija jote si vigane
Çehra jote e kulluar

Pyesin shoke e pyesin miq
Për njoftimin tend të rëndë
Tu shpresue fort te Zoti
Sikur rren te kishte ken

Asaj ane kur të kaloj
Do të ndiej gjithmonë trishtim
Do kthej kryet e do m’mungoje
Përshëndetja e mikut tim

Edhe n’shkoll n’klasen e vjeter
Un permallshem kam me shku
E kujtimet per nën pluhur
Si puhize kan me u zgju

Ngadal banken do ta gjej
Ku qëndruam bashke sa kohe
Ku mësuam të buzqeshim
E mësuam te kendojme

E rregjistrin e pluhrosur
Me trishtim un do ta hap
Do ta gjej un emrin tënd
Do m’pikojne dy lot me mall

Mallku qofsh moj toké e hidhur
Si do mundesh me e tret’
Djalin e ri si lulja ne gem
Sa i ka mbushe njezet e tet’

A thu dhimte s’pate per nanen
Asaj zemren me ia plas
Me ia mbulu shtatin n’zi
Edhe syte m’ia mush me vaj

Tash bylbyli s’ka me knue
Ne çdo Mars tridhjetë e një
Ka me nis ai me vajtue
Per ma t’mirin djale nen dhé

E pranvera ka me dale
Lule t’bukra ka me çele
Nje tufe plot me karajfila
Për te varri me t’i sjelle

Lamtumire vlla Luçjan
Po e them me shpirt te shkrete
Lamtumire pllum’i Pranveres
Permbi shtat t’qofte dheu i lehte"

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 02/04/2020 08:21

    Ngushellime familjes, miqve dhe te afermve. Vargjet e shokut dritheruese me te vertete.

    Përgjigju
  • Ela: 01/04/2020 21:54

    Ngushellime familjes,vargje shum te bukura te shprehura me shpirt,kurajo kurajo eshte pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës