'Në punë, lajme të reja po vijnë...', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

'Në punë, lajme të reja po vijnë...', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Dashi
Në dashuri e keni Marsin kundër, ndaj përpiquni të mos krijoni një situatë që nuk ia vlen të përballeni. Në punë, lajme të reja po vijnë.

Demi
Në punë, nga ana tjetër, ju keni një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Arrini deri aty sa ndryshoni gjëra, por më avash. Ndërkohë duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve.

Binjakët

Ditë pozitive për ndjenjat. Nëse jeni të interesuar për një person, është koha për të ecur përpara. Në punë, projektet e reja favorizohen: megjithatë mos nxitoni, por merrni kohë për të reflektuar.

Gaforrja

Nga pikëpamja e punës, disa situata do të dalin në sipërfaqe, por nëse keni një aktivitet të pavarur nuk përjashtohet që t’ju duhet të rishikoni ndonjë marrëveshje.

Luani

Në punë ka një tension të vogël, ndaj përpiquni të përmbaheni për të mos u përfshirë në polemika, të paktën për disa ditë.

Virgjëresha

Në aspektin e punës, nëse kohët e fundit keni pranuar një detyrë të rëndësishme, tani është koha për të qenë të sigurt dhe të reflektoni pozitivitet.

Peshorja

Ndoshta kohët e fundit keni vuajtur nga distanca që keni me partnerin/en. Tani, më në fund mund t’i mbyllni ato ndjenja në kuti, kohë më të mira po vijnë.

Akrepi

Nëse doni të shmangni telashet, përpiquni të flisni hapur me partnerin tuaj. Nga pikëpamja e biznesit, si sot (e premte) ashtu edhe nesër, mos e humbni kohën me njerëz që vetëm flasin.

Shigjetari

Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit/es, mos u përmbani, vetëm në këtë mënyrë mund të shmangni ekzagjerimin e një problemi.

Bricjapi
Në punë, të reja po vijnë dhe do jenë aty deri në fund të vitit, ndaj mos u kapni të papërgatitur.

Ujori

Diskutimet me partnerin mund të ndizen edhe për gjëra të parëndësishme. Sidoqoftë, duke folur, edhe nëse situata nuk është më e mira, komunikimi duhet të jetë i fortë.

Peshqit

Mos krijoni polemika të panevojshme, kjo një kohë e mirë për dashurinë: do të keni mundësi të përjetoni emocione të veçanta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)