Në Shqipëri në kërkim për vrasjen e babë e bir, Florenc Çapja shijon lirinë në Dubai! Kërkesë Gjykatës së Posaçme, mos të veçohet çështja e tij nga e xhaxhait Ardian Çapja

Florenc Çapja

Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritetet.

Lajmi është konfirmuar për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, nga avokati i familjes Çapjas, Neshat Fana, i cili thotë se madje ai është edhe punësuar atje. Florenc Çapja kishte leje qëndrimi nga autoritetet e Dubait dhe kishte kërkuar statusin e azilantit politik vetëm pak kohë më parë.

'Ai ka paraqitur arsye të besushme se kërkesa e shtetit shqiptar për arrestim janë të paligjshme sepse ai ka 12 vjet që hetohet dhe s'ka asnjë prove qe e implikon atë dhe se kërkesa është arbitrare. Ai do paraqesë prova që e vërtetojnë pozicionin e pafajshëm te tij në këtë çështje në Dubai", deklaroi avokati i familjes Çapja për Report Tv pak muaj më parë.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të veçojë çështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces. Ndërkohë sot Florenc Çapja, me një email, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, që çështja ndaj tij të mos veçohet nga xhaxhai i tij, Ardian Çapja dhe anëtarët e tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Pasi fitoi lirinë në Dubai, Florenc Çapja kërkesë me e-mail Gjykatës së Posaçme, kërkon që çështja e tij mos të veçohet nga e xhaxhait

Florenc Çapja, i akuzuar si organizator i vrasjes së  babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një email, Gjykatës së Posaçme, ku kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga xhaxhai i tij, Ardian Çapja dhe anëtarët e tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në email, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij.

Pas marrjes së kësaj kërkesë gjykata vendosi të shtyjë seancën. Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ndërkohë që Emiratet e Bashkura Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento

Komente

  • Vito Kermilli, shoku i Nikos, vellai i Orneles se Varuzhan Piranjanit: 28/07/2021 14:00

    Shume mire qe nuk eshte ne mbikqyrje nga policia e Dubait. Hasmi i ka duart e lira. Mbasi ta heqin qafe , lirohet Ardiani sepse vrasja e babe e bir do i ngarkohet Lorencit. Ish prokurori Neshat Thana, tashme avokat i Capajve i di mire keto pune. Pune bq dhe pune skuthash.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha