Në Shqipëri nuk ka vend për egërsinë e Berishës dhe Metës

Në Shqipëri nuk ka vend për egërsinë e Berishës dhe Metës

Eshtë sondazhi i katërt që Instituti Italian i sondazheve Piepoli bën me Report TV ndër vite. Në tre të parët specialistët italianë të fushës kanë fotografuar me saktësi ndjenjat politike, sociale, ekonomike të shqiptarëve të intervistuar. Mbetet për të parë nëse analiza e tyre statistikore do të jetë e saktë edhe në këtë sondazh të katërt dhe, nëse verifikohet si të tjerët, horizonti nuk është aspak i mirë për dy politikanë të gjithë këtyre 30 viteve: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Perceptimi popullor i rendit ata në minimumet historike të karrierës së tyre. Gati në zhdukje.

Kanë qenë pikërisht sondazhet e mëparshme shkak të shpërthimit të një nervozizmi, egërsie të paparë të politikanit Ilir Meta, të mediave dhe të njerëzve afër tij ndaj Report TV, Shqiptarja.com dhe ne, gazetarëve dhe drejtuesve. Në vitin 2017 Piepoli në Report TV (ndryshe nga lavdet politike e mediatike) parashikonte LSI humbëse dhe Ramën fitues i vetëm. Ne si gazetarë nuk bëmë asgjë, thjesht transmetuam dhe iu besuam profesionistëve italianë që prej vitesh bëjnë punën e tyre. Sondazhi ishte fillimi, pastaj të vërteta e fakte të tjera më vonë, bënë që “i dashuri dhe i qeti President” të tregohej me ne gazetarët si më fantaziozi thënës i të pavërtetave dhe më përjashtuesi politikan. Në fillim angazhoi mediat afër tij, njerëz afër tij që me më të shëmtuarën metodë sulmuan ashtu sic kishim parë vetëm një tjetër më parë: Sali Berishën. Inati politik nuk u përmbajt të trasformohej në hakmarrje e intriga personale. Dhe kur një President e njerëzit e tij sillen kështu me një media, c’janë në gjendje të bëjnë për një qytetar të thjeshtë, një nëpunës të thjeshtë, një polic apo gjyqtar të thjeshtë që has në shkelje ligjore të tyre dhe i denoncon?

Por duket se metoda Berisha-Meta i ka lodhur, sfilitur, jo vetëm ata gazetarë që në vite denoncojnë shkeljet ligjore, etike e estetike të këtyre lloj politikanëve, por edhe qytetarët shqiptarë: nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë Rama, por janë thellësisht të tmerruar nga Meta dhe Berisha si politikanë. Nëse rezultatet e këtij sondazhi, të publikuar në ReportTV dhe Shqiptarja.com, do të rezultojnë të sakta si sondazhet më parë, këta dy politikanë po shkojnë drejt shuarjes. Dhe injorimi i njerëzve që kanë harruar mirësjelljen, drejtësinë, të vërtetën, shtetformimin, është shërbimi më i mirë që mund të bëjmë bashkë si qytetarë, si shqiptarë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 09/12/2020 14:13

    Ku eshte populli shqiptar,qe tash 30 vjet i mban ende komunistet ne krye te shtetit dhe qeverise, si Meten e Salihun. Por, jo vetem keta...!

    Përgjigju
  • I tej: 09/12/2020 13:19

    Berisha-Meta bajga lope.

    Përgjigju
  • Goni: 09/12/2020 12:25

    Qytetaret dhe shume gazetare nuk shprehen zonje se i shtypin si morra. Saliu dhe MEta kane kercenjuar me jete njerezit e tyre qe i kane kritikuar. Cfare u ndodhi Olldashi dhe Dritan Priftit apo Astrit PAtozit Josefina Topallit Rudina Hajdarit, ose te tjereve me pare? Keta jane njerez te dhunshem qe kuptojne vetem servilizmin me te peshtire.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/12/2020 10:49

    U ka ikur koha ketyre qenerve politik.por e Kan fajin politika qe eshte zhvilluar gjat keture 30 viteve. E ndan shqiperin ne parcela partish. Edhe keta tani tallin b**** me shqiperaret.

    Përgjigju
    • Lori: 10/12/2020 09:48

      Berisha, kriminel. Meta në hall koke.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!