Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale, Gonxhja për 'Report Tv': Arrihet brenda këtij viti cikli i plotë i kolaudimeve

Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave. Ndërkohë Report TV ka mësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore. Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.

Më pas do të fillohet me mjetet e tjera, sipas afatit të skadencës. Rezervimi për të kryer kontrollin teknik edhe për qytetarët do të bëhet në e-albania për të shmangur në këtë mënyrë edhe radhët që mund të krijohen.

Ndërkohë sipas informacioneve aktualisht po punohet për ta marrë këtë shërbim rreth 50 mijë automjete të importuara të përdorura, të cilat janë targuar këtë vit por janë pa kolaudim.

Ky kategorizim sipas DPSHTRR është bërë së pari për shkak se shumica e automjeteve private kanë certifikata të vlefshme, të paskaduara. Së dyti një pjesë tjetër e madhe përfitojnë +12 muaj vlefshmëri si pasojë e ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe së treti  sepse duhet përballuar fluksi i automjeteve në pikat e kontrollit.

Nga ana tjetër po vijohet me fotografimin në rrugë i makinave që paraqiten me probleme të dukshme dhe bëhet njoftimi i tyre që të paraqiten urgjent për kolaudim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/06/2021 18:50

    Bravo u qofte. Me keto super masa ia bete rrup sup fukarase dhe det te kamurve. Keshtu ju do Partia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet