Në SPAK për aferën e ish Kompleksit Partizani, Berisha: Do përgjigjem, Rama kërkon të mbulojë vjedhjet me inceneratorët

TIRANË- Për ish-kryeministrin Sali Berisha thirrja e tij në SPAK për të dhënë llogari për privatizimin e ish kompleksit Partizani është bërë sepse Edi Rama kërkon të fshehë vjedhjet me inceneratorët. Megjithatë Berisha tha se do të shkojë dhe të përgjigjet.

“S’kam marrë asnjë flet thirrjeje nga SPAK por nëse po do i përgjigjem çdo fletë thirrjeje. Është totalisht përpjekje mjerane nga Rama për incenratorët dhe çështje të tjera. Unë shkoj gjithmonë sa herë të thirrem, sidomos kur bëhet fjalë për  një organ akuze edhe pse notohet në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem”, tha Berisha.

E djeshtmja ishte dita kur nisi radha e marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.\

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/09/2022 02:59

    Se mos eshte vetem /Partizani/,sikur te rikontrollohet cdo objekt shteteror qe eshte privatizuar,ose //nxjerre jashte funksionit//,cdo sip.truall e toke keto 31 vjet,kush e beri,si e beri,per llogari te kujt,kush e bleu,gjerat do te ishin shume me ndryshe ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • ilda: 22/09/2022 18:47

    po ti ke vjedh mer hajdut jo ai se ai po ben vec pun ne te miren tone

    Përgjigju
  • Alesia: 22/09/2022 18:45

    ske pune tjeter yi o sali qe mmerresh me lloqe e

    Përgjigju
  • Geni: 22/09/2022 15:59

    O legen po esht e kunderta po tenton ti ta mbulosh bemen me inceneratoret

    Përgjigju
  • Mevlan: 22/09/2022 15:59

    Po ty te doli kjo ka nja 5 vjet kurse incineratori nje vit ka

    Përgjigju
  • Likja: 22/09/2022 14:55

    O Sali gallata inceneratoret i ka marre ne dore spaku, ti pergjigju per krimet e tuaja ne spak dhe nuk ka nevoje per llomotitje se asgje nuk ndryshon.

    Përgjigju
  • monika: 22/09/2022 14:24

    takohemi ne spak o sale , jam ilir meta ahahhah

    Përgjigju
  • Luan: 22/09/2022 14:12

    Ik pergjigju njehere per krimet e tua sepse per inceneratoret jane denuar disa persona dhe do te denohet cdokush qe kanshkelur ligjin me to por ti ske c thua me edhe vetem ate ke ne mendje

    Përgjigju
  • Alban: 22/09/2022 14:11

    Bjeri bjeri po me nje vrime ti o sali

    Përgjigju
  • hergi: 22/09/2022 13:58

    Keto taktika i di mire ti se ca nuk ke bere ne kohen tate o plak matuf

    Përgjigju
  • klaudjos: 22/09/2022 13:54

    Pirdh pirdh se lirohesh o sale , nje vrime i bie ti na je bo bajat prej vitesh

    Përgjigju
  • olsi: 22/09/2022 13:19

    sdi tpermendi krimet qe ka ber nkohen e vet por flet budalliqe per ramen. sala njeri idiot

    Përgjigju
  • aleksia: 22/09/2022 13:18

    ky berisha nje njeri i mbaruar nuk e kuptoj kush i degjon budalliqet qe flet

    Përgjigju
  • Beni: 22/09/2022 12:52

    Kur prizatizove ish lompleksin partizani te pelqeu dhe tani qe te thirrwn ne spak per te vertetn del evthia qe e ka bo rama po ik more plak matufe se ti vec ke vjedh ne kete vend asgje tjeter ske bere

    Përgjigju
  • Mira: 22/09/2022 12:50

    Ti o sali di te hedhesh fajin vetem fe te tjeret se ca lidhje ka rama me thirrjen tende ne spak vec ti e di se ja fut lot se ske ca te thuash per keto krime te bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë