Në Tiranë hapet gara për transformimin e Pallatit të Sportit 'Asllan Rusi' dhe stadiumit 'Selman Stermasi'

Në Tiranë hapet gara për transformimin e Pallatit të Sportit 'Asllan Rusi' dhe stadiumit 'Selman Stermasi'

Erion Veliaj inspekton pistën në kodrat e liqenit

Në Tiranë hapet gara për transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selman Stermasi”. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të Pistës së re Olimpike të Atletikës në Parkun e Liqenit Artificial.

“Ne do të hapim disa gara për të transformuar hapësira jashtëzakonisht të çmuara sportive të qytetit tonë. Gara e parë do të jetë për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Nuk mund të kemi një hangar avionësh, që çfarë bie jashtë futet brenda, ashtu siç kishim një teatër prej tallashi, s’mund të kemi një pallat sporti prej kompensate. Pallati i Sportit duhet të jetë tamam një arenë . Siç kemi “Arena Kombëtare” për lojërat me këmbë, do të jetë dhe “Arena Kombëtare” për lojërat me dorë, volejbollin dhe për basketbollin. Nesër mund të përdoret edhe për koncerte, siç ndodh kudo në botë. Ne me një mini investim që kemi bërë tek Parku Olimpik te salla “Feti Borova”, i ka dhënë jetë qytetit. Imagjinoni të kemi një arenë profesioniste kombëtare, po sidomos në funksionon të qytetit të Tiranës tek “Asllan Rusi””, tha Veliaj,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “Selman Sermasi” nuk do jetë vetëm një stadium për futbollin, por do shërbejë edhe për atletët. 

“Atje do të mundohemi të reflektojmë pak mbi mënyrën se si i kemi bërë gjërat në të kaluarën, ku futbollit i është dhënë 100% e vëmendjes. Aty kemi një mundësi që ta përdorim edhe për atletikën. Do ruajmë fushën e futbollit dhe do vendosim që në fillim në kriteret e garës edhe pjesën e atletikës. Do sigurohemi që siç “Arena Kombëtare” është kthyer në një “akupunkturë”, pra në një pineskë në “trupin” e qytetit që ka sjellë më shumë biznese, ka rritur vlerën e pronës në të gjithë këtë hapësirën buzë liqenit, te Korpusi, ashtu dhe “Selman Stermasi” mund të transformohet në një hapësirë fantastike me të njëjtën skemë siç funksionoi “Arena Kombëtare”, që me të gjithë kundërshtitë sot është një histori suksesi,” përfundoi Veliaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mhill Deda: 16/08/2022 14:07

    Pallatin e sportit partizani Kam patur fatin qe me disa skenderbegas ta kompletoj ne ditet e para korriku 1963 dhe u inagurue me 10.7.1963. Nuk ka qene hangar, por keqperdorimi pas 1990 ka bere nevoje rikonstruktimin e Jo eleminimin e tij. Suksese.

    Përgjigju
  • Adi: 16/08/2022 08:55

    Po stadium Tirana ku ngeli ne gojen e ujkut

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2022 02:32

    Te vetmen gje qe do te doja te ruhej te stadiumi /DINAMO/,do te ishte kurora e bukur e pemeve,vecanerisht eukaliptat gjigande.Jane jo vetem mushkeria pyllore e zones,por dhe nje bukuri e jashtezakonshme.Eshte mekat t'i presesh ato peme gjigande.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale/A do zëvendësojë mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti kreu ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale/A do zëvendësojë mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti kreu ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale