Në Turqi me Ballukun, Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit: Diskutuam për rafinerinë e Ballshit

Në Turqi me Ballukun, Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit: Diskutuam për rafinerinë e Ballshit

Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ilham Aljev

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, pas takimit me Rexhep Taip Erdogan.

I shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama ka lajmëruar se gjatë takimit në Turqi u vendosën disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Rama shkruan gjithashte se u prej edhe çështja e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit, sipas tij për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë.

"Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme