Sot 90 vjetori i lindjes/ Në vendlindje nuk ka një vend për të kujtuar Agollin! Ndërtimi i shtëpisë muze në Menkulas 20 vite 'zvarrë'

Dritëro Agolli i kushtoi vargje vendlindjes së tij, por sot në Menkulas të Devollit nuk gjen asnjë gjurmë të poetit të madh.

90 vjetori i lindjes së tij u përkujtua në një bar-kafe, për shkak se shtëpia muze ka mbetur një gërmadhë.

Miku i tij, Endri Fifo dhe kreu i shoqatës "Devolli" thonë se ka 20 vite që është premtuar ndërtimi i kësaj shtëpie.

'Muzeu unë isha mik me atë dhe sa herë shkoja në Tiranë e kisha detyrim që të shkoja dhe më thoshte duhet të vish, e më tha atëherë ç'bëhet me atë muzeun? Po i thashë unë... arritën deri aty sa e shpërfytyruan, futën qepë e çmos... Po kryetari i bashkisë dhe Këshilli bashkiak kanë marrë një vendim dhe muzeu do të bëhet.'- tha Endri Fifo.

'Ka vite që ne këtë po e kërkojmë, por shoqata 'Devolli' dhe vetë devollinjtë kanë vetëm fjalën, dëshirën, kërkesën, ato që kanë buxhetin janë pushteti lokal dhe pushteti qendror. Ne nuk kemi reshtur së kërkuari që në 2002, kur ajo godinë, ju la nga pushteti lokal për muze Dritëro Agollin.'- tha Guri Seferi, kryetar i shoqatës 'Devolli'.

Në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, kryebashkiaku i rikthehet premtimit për rikonstruksionin e godinës, por fondet i pret nga Ministria e Kulturës.

'Detyrimi i bashkisë Devoll është vënia në funksion e ndërtesës, pasi kapacitetet për ta kthyer në qendër muzeale janë në varësi të Ministrisë së Kulturës.'- tha kryebashkiaku Eduard Duro.

Shtëpia ku ka lindur Dritëro Agolli nuk ekziston në Menkulas, ndaj në vitin 2001 sa shkrimtari ishte gjallë, qeveria e asaj kohe vendosi që zyrat e ish-kooperativës të kthehen në shtëpi muze për Agollin. Kjo ndërtesë nuk mori asnjëherë pamjen e një muzeu dhe prej 20 vitesh është lënë në degradim të plotë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 13/10/2021 23:50

    Ja sa ta shofe Rama, se e qendis vete ai. Me projektin idene skenarin. Pa merak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira