Në verë po rritet fluksi i emigrantëve ilegalë! Banorët: Kërkojnë të ikin në Tiranë, kanë lekë me vete

KORÇË- Gjatë muajit korrik policia e Korçës dhe FRONTEX raportojnë për ndalimin e 120 emigrantëve të paligjshëm duke veçuar se po vërehet një fluks i tyre.

Stina e verës ka sjellë fluks në rritje të kalimit ilegal të kufirit nga shtetasi që vijnë nga vendet e lindjes së mesme. Numri i këtyre shtetasve të cilët kalojnë kufirin ilegalisht përmes vijës së gjelbër dhe hyjnë në Shqipëri ka qenë tepër i lartë. Fshatrat në afërsi të pikës kufitare në Kapshticë janë ndalesa e tyre e parë në Shqipëri. Pasi kërkojnë ndihma në ushqime dhe veshmbathje, shtetasit nga vendet në konflikt kërkojnë ndihmë për të kaluar ilegalisht në një nga vendet e BE.

"Është në rritje, ndonjëherë nuk ka kalime, rrallë se edhe ata marrin vesh, i përcjellin nga Greqia dhe nuk kalojnë këtej, pastaj në Bitickë. Ishin disa kohë, ndiznin edhe zjarr dhe pastaj në mëngjes iknin, ndonjëherë në pyesnin se ku është dyqani, se para kanë me vete".

"Kryesisht kërkojnë të ikin në Tiranë, në dyqane vijnë dhe marrin ça u duhen për të ngrënë", thanë disa nga banorët.

Për t'iu shmangur policisë përgjatë kalimit të paligjshëm, por edhe prej pamundësive për të gjetur një tjetër rrugëzgjidhje shumë prej tyre iu drejtohen kontrabandistëve apo rrjeteve kriminale të cilët iu premtojnë kalimin drejt vendeve të BE kundrejt pagesave të majme.

Në pranga kanë rënë edhe dhjetëra persona që kanë dhënë ndihmë në kalimin e paligjshëm të këtyre emigrantëve kundrejt fitimit. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 01/08/2020 22:06

    Ndihmojini ato qe ngelin rrugeve.Mos harroni qe dhe ne jemi popull emigrantesh dhe si na trajtojn ne shtetet e huaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’