Në vetting prokurori i dosjes 339/ Përfaqësuesi i OMN-së: Përdore makinën pa targa! Rrezikon të digjet edhe gjyqtari Mulkurti

Pa praninë e një avokati prokurori Vladimir Mara i cili njihet edhe si hetuesi i dosjeve të forta si 339 dhe dosjes Tahiri u paraqit para vettingut. Për të raporti i inspektoratit të deklarimit të pasurive dhe interesit ishte se Mara nuk kish asnjë problem me pasurinë dhe nuk kishte bërë fshehje të saj.

Edhe nga ana profesionale ai rezultoi në rregull dhe pa probleme në DSIK e kontakte me botën e krimit. Ndërsa përdorimi i një automjeti nga viti 2009-2013 pa e regjistruar në Shqipëri u konstatua si problem, cka u vu në dukje edhe nga operacioni ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs tha se “3400 e bleu kushëriri juaj në prill 2009 ndërsa në qershor ua shiti ju 3000? OK, lidhjet familjare. Sipas legjislacionit ju duhet të regjistronit makinën për 6 muaj. Por ju e keni përdorur nga 2009 deri në 2011. Ato targa që keni përdorur ka qenë fake pasi në Angli makina u ç'regjistrua që në 2009. Ju si prokuror si e bëni këtë”?

Vladimir Mara u përgjigj duke thënë se “E kam marrë mjetin me dokumentacionin përkatës. Në TIMS u  regjistrua. Po ashtu kam marrë prokurë për përdorim mjeti sipas ligjeve në atë kohë. Kisha planifikuar të bëja gjitha procedurat por nuk mund të udhëtoja dot me këtë mjet. Kisha dy rruge ose ta ktheja në Angli  ose ta modifikoja. Kërkoj rikonfirmim”.

Në vetting këtë të mërkurë ishte edhe Idriz Mulkurti aktualisht gjyqtar në apelin e krimeve të rënda, por më herët gjyqtar në shkallën e parë pranë krimeve. Mulkurti ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese që dënoi Dritan Dajtin, ndërsa në vetting ai s'u paraqit vetë por solli avokatin Sokol Hazizaj. Për Mulkurtin ILDKPI kishte konstatuar fshehje pasurie, deklarim të rremë cka u konfirmuan edhe nga KPK gjatë hetimit të saj. Vendimi për Marën dhe Mulkurtin do të jepen më datë 14 qershor.

Debati në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Vladimir Mara nga 2016  dhe deri më tani është prokuror i krimeve të rënda. ILDKPKI na ka sjellë raport ku thotë se Mara ka deklarim të saktë dhe burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë. Kemi bërë riverifikim të deklaratave të pasurisë së prokurorit Mara. Ai ka qenë bashkëpunues me komisionin. Ka deklaruar kursime të cilat janë nga rroga. Mara ka në përdorim nga familja një banesë tek zona e Sanatoriumit në Tiranë, por deklarimet në ILDKPKI e deklaratën e vettingut ka mospërputhje.

Kjo banesë është përfituar me legalizim. Ka veturë të blerë në 2012 me kursimet e tij dhe dëmshpërblimet e përfituara nga kompania e sigurimeve për dëmtimin e një mjeti Land Rover në 2011. Këtë mjet prokurori e kishte me prokurë nga kushëriri i tij me dokumente angleze. Prokurori Mara ka deklaruar në 2009 pronësinë për mjetin Land Rover në ILDKPKI por se kishte blerë ende. Ky mjet ka qenë pa kontratë shitje.

Mara ka blerë elektroshtëpiake me kredi e këste por se ka deklaruar. Nga ana profesionale Mara është vlerësuar pozitivisht. Prokurori është denoncuar nga shtetësja me inicialet M.N. për trajtim ç'njerëzor, pasi verifikuam denoncimin na rezultoi se ishte i paprovuar.

Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara sot para Vettingut

Vladimir Mara: Me mospërputhjet e deklarimeve për banesën, është ashtu sikur e kam deklëruar edhe në vetting. Aktualisht banesa është në pronësinë e prindërve edhe sot.

Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs: Z. Mara duhet të kthehem në 2009, kur ju keni marrë një fuoristradë nga kushëriri juaj me vlerë 3 mijë euro. Po kosto e transportit nga Anglia këtu? Doli me humbje kushëriri juaj...

Vladimir Mara: Ajo është vlera reale që kam paguar unë. Tregu i makinave atje ishte më i lirë atje. Fola me vëllanë e kushëririn dhe aq mundësi kisha të paguaj.

Përfaqësuesi i OMN-së Teo Jacobs: 3400 e bleu kushëriri juaj në prill 2009 ndërsa në qershor ua shiti ju 3000? OK, lidhjet familjare. Sipas legjislacionit ju duhet të regjistronit makinën për 6 muaj. Por ju e keni përdorur nga 2009 deri në 2011. Ato targa që keni përdorur ka qenë fake pasi në Angli makina u ç'regjistrua që në 2009. Ju si prokuror si e bëni këtë?

Vladimir Mara: E kam marrë mjetin me dokumentacionin përkatës. Në TIMS u  regjistrua. Po ashtu kam marrë prokurë për përdorim mjeti sipas ligjeve në atë kohë. Kisha planifikuar të bëja gjitha procedurat por nuk mund të udhëtoja dot me këtë mjet. Kisha dy rruge ose ta ktheja në Angli  ose ta modifikoja. Kërkoj rikonfirmim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 13/06/2019 11:58

    Si paska perfituar banese prokurori Mara nga ligji i legalizimit? Ky prokuror ka ndertuar pa leje dhe ne shkelje te ligjit per ndertimet. Vetem se ka shkelur ligjin duke ndertuar pa leje duhet te shkarkohet. Ndertimi i paligjshem eshte veper penale. Wake up KPK....

    Përgjigju
  • shoku: 12/06/2019 20:45

    Turp Vladimir mara kalon vettingun.Dora e hekurt e Adriatik Llales dhe Besim Hajdarmates.Zoti te denofte o vladimir mara.

    Përgjigju
  • mashtruesi: 12/06/2019 20:34

    Nqs Z.Vladimir Mara kalon vettingu atehere ka marr fund reforma ne drejtesi.Turp per drejtesine shqipetare,a jane verifikuar dosjet qe ka patur nen hetim ky i nderuar prokuror i krimeve te renda ?Dora e hekurt dhe njeriu me besnik i Adriatik Llalles dhe Besim Hajdarmates.Sa veta ke marr ne qafe prokuror,pazaret i ke patur te renda o prokuror ! Tek TY vente dore ZOTI meqe robin e ke blere.Te zente mallkimi i familjeve qe ke shkateruar.E tani hiqesh sikur te jesh perendia e na justifikon makinat me targa angleze.Turp ! Turp ! Ti duhet te beje vete doreheqjen nese te kishte mbetur ndopak ndergjegje dhe ndjenje njerezore.Por ti je si shushunjat,vetem gjak pi.Mallkuar qofsh ! Zoti te denofte !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë