Në vigjilje të festave të fundvitit, “Shqiponjat e rrugës” kremtojnë me fëmijët jetimë

Në vigjilje të Krishtilindjes dhe Vitit të Ri grupimi i motorristëve “Shqiponjat e rrugës” në Shqipëri, janë rikthyer sërish në Shkodër për të kaluar këto festa në jetimoren e qytetit verior. Me pako me dhurata dhe me urime të përzemërta për fëmijët anëtarët e këtij grupimi kanë kremtuar festat e fundivitit me pjesëtarët e shtëpisë së fëmijës, të cilët u entuziasmuan nga kjo surprizë.

Lodra, ushqime, këpucë dhe veshje janë shpërndarë për këto fëmijë të cilët do të festojnë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre këtë fundvit.

Atëherë mirëse ju gjetëm. Ishte një kënaqësi pritja nga fëmijët por edhe nga stafi i shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Ne kemi përgatitur disa dhurata për këto fëmijë shumë të mrekullueshëm. Në kuadër të ritmeve tona që kemi për bamirësi dhe për pasionin tonë, këtë radhë bëmë një bamirësi simbolike për fëmjët e shtëpisë në Shkodër.ranë shtëpisë së fëmijës. zgjedhur këto fëmijë në këtë fundvit për t’i bërë festat më të gëzueshme.

Anëtari i grupimit të motorristëve “Shqiponjat e rrugës”

Prej vitesh grupi i motorristëve “Shqiponjat e rrugës”, çdo fundvit gjendet pranë jetimeve dhe familjeve në nevojë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cdsx: 26/12/2018 09:59

    shume mire, po sikur ta fshihnit bamiresine, ndoshta do ishte me sinqerte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea