Negociatat/ Gati hapja e kapitullit të Reformës në Drejtësi, pritet tërmet në politikë

Negociatat/ Gati hapja e kapitullit të Reformës në Drejtësi, pritet tërmet në politikë

TIRANE-Zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Kuko shprehet se procesi është intensiv dhe nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet e drejtësisë së re.

"Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von det Leyen është shprehur sot sërish pa asnjë ekuivok lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ministria e Brendshme, si institucioni lider për Kapitullin 24, më këmbë për përgatitjen e plotë të gjithë procesit. Sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Grupit të Punës nga MB dhe PSH. Kapitulli 24 "Drejtësia, Liria, Siguria" është kapitulli i parë (së bashku me Kap.23) që do të hapet në negociatat me BE. Fushat kryesore:

- Lufta kundër krimit të organizuar

- Migracioni, Azili, Kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave

- Lufta kundër terrorizmit

- Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale&civile

Institucionet e përfshira:MD,MFE, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme etj

Proces intensiv i cili nuk konsiston vetëm në përafrim legjislacioni por në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë & zbatimit të ligjit si dhe rezultate konkrete nga operacionet.

Drejtësia e re!" shkruan Kuko.

Në tetor pritet që të çelen negociatat, ndërsa po në vjeshtë pritet që të jetë ngritur edhe SPAK-u për të filluar me dosjet e para për të vendosur para drejtësisë 'peshqit' e mëdhenj.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se drejtësia e re nuk ka kthim pas, ndërsa Presidenti Meta e ka cilësuar 'Ramaformë'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët