Negociatat/ Gjermania: Me kushtet e vendosura mund të binden edhe skeptikët e tjerë

Negociatat/ Gjermania: Me kushtet e vendosura mund të binden edhe skeptikët e tjerë

Gjermania i tha dje 'PO' Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian me dy kushte. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pasi përshëndeti vendimin e Bundestagut u shpreh se kushtet e propozuara nga Berlini mund të bindin edhe vendet e tjera në BE që janë skeptike.

Aprovimi nga Parlamenti Gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Kjo tregon rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE-në. Dy vendet duhet të vazhdojnë reformat integruese. Kam besim se kushtet e propozuara nga Parlamenti Gjerman mund të bindin të tjerët në BE, për të nisur negociatat e anëtarësimit” deklaroi ai.

Tashmë pritet përgjigja e Francës dhe Holandës që janë dy nga vendet e tjera skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Megjithatë Tirana zyrtare do të vijojë lobimin deri në mes të tetorit kur do të merret vendimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota