Negociatat, Greqia: Shqipëria të respektojë minoritetin dhe të luftojë krimin

Negociatat, Greqia: Shqipëria të respektojë minoritetin dhe të luftojë krimin

Ministri i Jashtem i Greqise Kotzias

Athina zyrtare ka reaguar pas vendimit të KE për të rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë përmes një deklarate për mediat shpreh mbështetjen për zgjerimin e BE në Ballkan, por vetëm me plotësimin e kushteve nga vendet kandidate. Duke u ndalur te Shqipëria, Greqia kërkon që vendi ynë të respektojë të drejtat për pronën e pakicave dhe të luftojë krimin.

Si një vend fqinj, Greqia po punon sistematikisht për të promovuar marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Nën presidencën greke, në Takimin e Samitit të Selanikut për Ballkanin Perëndimor të vitit 2003, BE-ja konfirmoi përkushtimin e saj ndaj perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë të veçantë në lidhje me Shqipërinë, vendi ynë është i fokusuar në të drejtat e pakicave dhe pronës dhe në luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Ministria e Puneve te Jashtme e Greqisë

Greqia dhe Shqipëria janë në një proces negociatash për disa marrëveshje mes dy vendeve, kryesoja për kufirin detar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cameria: 18/04/2018 21:51

    Po genocidin cam kur do ta njihni.Po tokat came kur do ti ktheni.Po demshperblimet e masakrave ne jug te shqiperise kur do ti ktheni.Po kur do kerkoni falje per lojen e ndyre qe Himara gjoja eshte minoritet.Sa i respektoni ju minoritetet,e keni pyetur veten.Sa toka shqiptare keni sot e dini???????

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 18/04/2018 11:21

    Greqia duhet mbylle gojen dhe dhane te rejta autonome qaneris,se vetem franca me spanien,konkretisht mbertesh sofia me origjin greke me martes te aranzhuar me mbretin juan carlos qe e mbajne ne zonen euro,se gjermania ka pas mi largue gerqin nga zona euro,por begjet qe i ka.2 her ka kerjuar bergje miliarde qka gjernani i paguan 80% te asaj pagese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion