Negociatat/ Hajdari: Të mos u shesim shqiptarëve fabula rilindjeje! Dështuam t'i japim shpresë (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari thotë se situata ekonomike në Shqipëri është e rënduar dhe se 2018-a sipas saj tregoi se pati zero investime të huaja. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se politika ka dështuar në hapjen e dyerve të negociatave për në Bashkimin Evropian, dhe se në këto ditë vendimtare për këtë proces, shqiptarëve u duhet thënë e vërteta. 

"2018 ishte një vit i rrënimit ekonopmik në Shqipëri, që shënoi zero investime të huaja. Ne jemi në një prag të kolapsit ekonomik. Raportet ndërkombëtare tregojnë qartë, sidomos i DASH në 2018, tregoi se krimi i organizuar ka kapur sektorin ekonomik si në ndërtim, turizëm. Kjo tregon që jemi kthyer një ekonomi e qartë kriminale. Tirana është kthyer ne qendrën e pastrimit të parave dhe po shpërthen me ndërtime të reja. Paaftësia për të ndëshkuar krimin ka shtyrë që situata të dalë jashtë kontrollit. Edi Rama është kampion mbi shmangien e përgjegjësisë ku është vendi. Ai e mbulon situatën me disa fabula të rilindjes. Viti 2018 u mbyll me protestë madhore nga studentët, që tregoi se një familje nuk është në gjendje të paguajë tarifat e studentëve. Dhe është pikërisht kjo shtresë e shoqërisë sonë që kërkon të largohet nga Shqipëria. Ne kemi dështuar t'i japim shqiptarë një shpresë për të rinjtë dhe një vizion të qartë që tregon që ne duhet të hapim dyert e Evropës. Duhet të mos i shesim shqiptarëve fabula të dështuara. 2019-a është viti testues dhe do ndiqet nga disa raporte të tjera. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për frymë të re politike, që ne t'i themi realitetin. Inkurajoj që ditët në vijim të jemi të qartë me shqiptarët se cfarë do të ndodhë me negociatat", u shpreh Rudina Hajdari. 


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja